Futbollisti i talentuar i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj, ka vendosur që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
18-vjeçari është pjesë e Gjermanisë U-18.
Ai luan si anësor i majtë te ekipi U-19 i Eintrachtit.
Maqkaj fillimisht do të luajë te U-21 i Kosovës, ndërsa po shihet si kandidat për të luajtur edhe në Përfaqësuesen “A”.