TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takimi trepalësh në Bruksel për dinarin serb

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Takimi trepalësh në Bruksel për dinarin serb

Takimet në Bruksel për çështjen e Dinarit u mbajtën për modalitetet se si do ti kryen Serbia pagesat për serbët në Kosovë. Në një përgjigje për TËVË1, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka thënë se vendimi për dinarin mbetët në fuqi. Ndërsa kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se kjo temë do të hyjë në dialogun Kosovë-Serbi, e emisari Miroslav Lajçak ka kërkuar takime përësi në Bruksel.

Të martën qëndruan në Bruksel.

Aty i bëri bashkë vendimi për dinarin serb.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak fillimisht zhvilloi takime ndaras me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili dhe drejtorin e zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq.
E pastaj u zhvillua edhe një takim trepalësh.

E pas takimit, Ismaili bëri të ditur për televizionin se vendimi për dinarin mbetet në fuqi.

“Rregullorja është në fuqi dhe nuk ndryshohet. Zbatimi i saj nuk vihet në diskutim. Mundësi ligjore ka për transfer legal, nëse gjithmonë Serbia ka gatishmëri t’i shfrytëzojë ato. Nuk ka pasur negocim. Janë diskutuar modalitetet teknike se si mundet të vazhdojë financimi nga Serbia, përmes kanaleve ligjore dhe transparente në llogari bankare të përfituesve në euro, bazuar në propozim e BQK-së dërguar tek Banka Popullore e Serbisë. Nuk ka asgjë tjetër dhe as nuk kemi pranuar diskutime tjera”, ka deklaruar Guvernatori i Bnakës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Teksa kryenegociatori serb, tha se në takim është dashur të marrë pjesë vetë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e jo të dërgojë persona të tjerë.

“Për zgjidhje duhet niveli politik, ai nuk mund ta bëjë atë që bëri (Besnik Bislimi), të mos vijë në Bruksel, por të dërgojë njerëz nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës. Është e vërtetë që dinari nuk është diskutuar kurrë në dialog, por duke pasur parasysh se vendimi i të ashtuquajturës BQK prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”, ka thënë drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç.

Pas takimeve, u deklarua edhe emisari Lajçak, për çka tha se shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje.

“Takimi i sotëm i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, u shpreh ai.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Sipas BE-së, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë

Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë

Çitaku: Nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk kemi asnjë ditë për të humbur – duhet të shkojmë në zgjedhje

Bleart Tolaj i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës”

Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg për transport të drogës në Kosovë

Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg për transport të drogës në Kosovë

I akuzuari për 400 kg kokainë: Po të mos ndërhynte policia, malli do shpërndahej në marketet e Kosovës

I akuzuari për 400 kg kokainë: Po të mos ndërhynte policia, malli do shpërndahej në marketet e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën