TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takimi katërorësh Osmani–Abdixhiku, ish-presidentja nuk tregon çfarë u diskutua

Ditën e sotme, Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani u takuan në zyret e LDK-së, takim ky që zgjati rreth 4 orë. Mirëpo kur u pyet se çfarë diskutuan, Osmani zgjodhi heshtjen.

by Fetije Kamberi
4 muaj ago
1 0
A A

Dy prijësit e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, u takuan këtë të martë.

E i gjithë takimi mes Lumir Abdixhikut e Vjosa Osmanit, zgjati për mbi katër orë.

Se çfarë u diskutua aty, ende nuk dihet.

Siç është komentuar së fundmi, janë mbledhur disa nënshkrime për shkarkimin e Abdixhikut.

Megjitatë sekretari i kësaj partie, bëri të ditur se s’ka të deponuar asnjë të tillë.

“Për momentin, e deri më tani kur po flasim, nuk ka numër, as nuk ka nënshkrime të deponuara brenda zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përndryshe, në momentin që ka kërkesa brenda organeve të LDK-së, sigurisht që me urgjencë e me seriozitet të madh do të trajtohen nga ne si parti”, ka thënë Ferati.

Ferati tha se nuk ka individë brenda LDK-së që janë kundër themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Nuk besoj që ka përbrenda LDK-së as kryetar dege, as deputet të zgjedhur, e as eksponent serioz që dëshiron me e pengu themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, qofshin ata që po i mbledhin nënshkrimet, qofshin ata që po i refuzojnë ato”, u shpreh Ferati.

Ai u pyet nga gazetarët edhe pse Vjosa Osmani u pa sot te zyret e LDK-së.

“E para, nuk është veç sot që zonja Osmani është prezente në zyrën e LDK-së, është në baza ditore varësisht prej situatave që zhvillohen përbrenda LDK-së. Së dyti, ka qenë bartëse e listës së LDK-së me vendim të Kuvendit të Përgjithshëm. Së treti, LDK-ja fokus të agjendës e ka themelimin e institucioneve të Kosovës, dhe po mendoj që kjo është tema kryesore për krejt palët brenda përbrenda Lidhjes Demokratike”, theksoj Ferati.

Pas orësh takim, Osmani doli.

Por nuk pranoi të deklarohet për asnjërën nga këto çështje.

Ajo nuk tregoi nëse do të ketë takime të tjera me Kurtin dhe për çfarë arsye u takua me Abdixhikun.

“Është deklaruar sekretari i LDK-së, ju lus për mirëkuptim. Më duket goxha shumë u ka treguar edhe është deklaruar për krejt çështjet që janë me rëndësi, vetëm e mbështes atë deklaratë në tërësinë e saj. Për të gjitha çështjet e tjera, kur të vijë koha deklarohem”, u shpreh Osmani.

Pas takimit të një jave më parë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se nuk kanë pranuar një ftesë të radhës nga Vetëvendosje për të diskutuar rreth formimit të institucioneve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën