Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq kanë zhvilluar një takim të shtunën në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Një nga temat e diskutuara mes Kurtit e Plenkoviqit ka qenë statusi i pakicës kroate në Janjevë.
“Ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale dhe e mbështesim rrugën evropiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih diskutuam situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”, ka shkruar Plenkoviq në X./teve1.info/








