TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takimet pa rezultat, kërkohet kompromis për formimin e institucioneve

Një ditë para seancës konstituive, partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e institucioneve. Takimet mes liderëve kryesorë nuk kanë prodhuar rezultat, ndërsa njohësit e çështjeve politike kërkojnë reflektim dhe kompromis për të shmangur një bllokadë të re institucionale.

by Arlind Beqiraj
1 javë ago
0 0
A A

Mbrëmë u ulën sërish në tavolinën e bisedimeve.

Por as takimi i dytë, s’prodhoi një marrëveshje mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një reflektim nga partitë politike, po kërkojnë njohës të fushës.

Sipas tyre, duhet të arrihet një dakordësi, në mënyrë që të shmanget thellimi i krizës institucionale.

“Që të arrihet marrëveshja duhet konsensus në mes të dyja palëve, sidomos me fituesin e zgjedhjeve. Nuk është e qëndrueshme kur thuhet se përgjegjësia bie vetëm mbi partinë më të madhe për krijimin e institucioneve, sepse ajo nuk ka faj që legjislacioni nuk ia garanton të drejtën e fitores, por e detyron të shkojë në koalicion”, thotë Ibrahim Shala, analist politik.

Sipas Shalës, zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë asnjë subjekti politik.

“Asnjëra palë nuk ka deklaruar rrjedhën e takimit që ka qenë brenda, dhe kjo është një shpresë që ata ende kanë kohë të merren vesh për krijimin e institucioneve”, shprehet ai.

Edhe analisti tjetër politik, Jeton Halimi, vlerëson se kompromisi është i domosdoshëm, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Është e dëmshme nëse shkohet në zgjedhje dhe shpresoj të gjendet një formulë e përbashkët mes Kurtit dhe Abdixhikut për të mos e çuar vendin në zgjedhje, por për të formuar institucionet”, thotë Jeton Halimi –analist politik.

Kujtojmë se Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku ishin takuar edhe më 10 korrik, por edhe atëherë nuk kishin arritur një marrëveshje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

“Këndi i Debatit” 13.08.2026

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën