TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takimet me liderët opozitarë për vettingun, Haxhiu: Brenda ditësh përpjekjet e para

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Në një intervistë, ministria Haxhiu u shpreh se reforma në drejtësi kërkon unifikim politik, prandaj u shpreh se bashkë me Kurtin kanë planifikuar takime me partitë opozitare.

“Ne planifikojmë që së bashku me kryeministrin që t’i takojmë grupet opozitare fillimisht që t’i njoftojmë ata edhe për planifikimet që i kemi në raport me procesin dhe t’i ftojmë në qoftë se kanë çështje që mendojnë që duhet t’i adresojnë që ta bëjnë ata. Është e vërtetë që nuk është praktikë që ende pa u përmbyllur hartimi i dokumenteve pranë ministrive të japin kontribut partitë opozitare, sepse pastaj kontributi i tyre jepet në Kuvendin e Kosovës, mirëpo duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procesit dhe domosdoshmërinë për ta përmbyllur me sukses këtë proces ne do t’i ftojmë subjektet opozitare në takime… Do të ftohen ndaras më parë, veç e veç, grupet parlamentare, gjegjësisht liderët e partive politike në këto takime. Uroj që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për takime, nuk varet vetëm nga vullneti ynë duhet vullnet i përbashkët, prandaj uroj që t’i përgjigjen pozitivisht por që përpjekja jonë për këto takime do të jetë pa filluar muaji i ardhshëm, korrik… Së pari kemi konsideruar se duhet të kemi takime veç e veç me secili grup parlamentar”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.

Për këtë proces të cilin si qeveri e kishin planifikuar në të gjithë sistemin e drejtësisë, por Komisioni i Venecias më pas rekomandoi që të bëhet vetting vetëm për krerët e KPK-së, KGJK-së dhe kryeprokurorë dhe kryetarë të gjykatave, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se diku ka prilli i vitit 2023 do të nisë punën mekanizmi kalimtar për procesin e vettingut.

“Nëse veprojmë sipas planifikimeve tona, besoj që pasi që ne t’i dërgojmë amendamentet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës kryetari i Kuvendit obligohet që t’i dërgojë për mendim në Gjykatën Kushtetuese sepse amendamentet kushtetuese marrin një dritë të gjelbër pasi ato të votohen në Kuvend dhe nuk mund ta dimë se sa kohë merr Gjykata Kushtetuese për t’i trajtuar këto amendamente mirëpo, planifikimet tona janë që deri pas tremujorit të parë të vitit të ardhshëm të nis puna e mekanizmit kalimtar. Keni parasysh ë pastaj është procesi i zgjedhjes së trupave, por brenda mandatit qeverisës katërvjeçar jam e bindur që procesi do të përmbyllet”, u shpreh ajo.

Edhe në takimin e grupit punues që u mbajt dje për procesin e vettingut nuk morën pjesë përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor. E kjo sjellje po i duket e paarsyeshme të parës së drejtësisë kosovare.

“Kur kemi tash një opinion prej Komisionit të Venecias që është një trup shumë profesional dhe konsideroj që objektivisht i ka trajtuar çështje të tilla edhe i kanë adresuar mendoj që nuk ka asnjë arsye për të thënë që ne nuk i respektojmë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Kosova nuk e ka luksin që të jetë një vend që nuk zbaton rekomandimet e Komisionit të Venecias… Nuk mund të ketë arsye tjetër për sa kohë ne si qeveri jemi të interesuar që ta zbatojmë në përpikëri opinionin e Venecias nuk mendoj që mund të jetë dikush se ‘jo ne nuk duam ta zbatojmë si të tillë’. Prandaj, pavarësisht mungesës së tyre në këtë grup punues ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për bashkëpunim me ta, por mendoj që ne nuk kemi mënyrë tjetër për të dëshmuar vullnetin tonë për bashkëpunim përveçse t’i thërrasim në këto takime”, theksoi Haxhiu

Ndryshe, opinionet e Komisionit të Venecias për vettingun bashkë me Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë publikuar në fillim të javës së kaluar./kp

Tags: Albulena Haxhiu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Kuvendi konfirmon seancën për qeverinë e re të dielën

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Supremja refuzon ankesën e VV-së për procesin e votimit në Han të Elezit

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përfshihet nga zjarri një veturë në oborrin e një shkolle në Istog

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Kuvendi mban seancë të dielën, Kurti pritet ta propozojë Qeverinë e re

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Kuvendi konfirmon seancën për qeverinë e re të dielën

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Supremja refuzon ankesën e VV-së për procesin e votimit në Han të Elezit

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Përfshihet nga zjarri një veturë në oborrin e një shkolle në Istog

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Kuvendi mban seancë të dielën, Kurti pritet ta propozojë Qeverinë e re

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë

Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë

Raphinha jo i lumtur me ofertën e re të Barcelonës, problem paga

Raphinha i mungon Barcelonës në “El Clasico”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën