TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takim mes Kolonel Hoxhës dhe përfaqësuesit të Japonisë – diskutohet bashkëpunimi në siguri

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Takim mes Kolonel Hoxhës dhe përfaqësuesit të Japonisë – diskutohet bashkëpunimi në siguri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në një takim kurtuazie të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Hiroyasu Tanigaki. Takimi u zhvillua në ambientet e Policisë së Kosovës dhe u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe profesionale, duke shënuar një tjetër hap në thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale mes Kosovës dhe Japonisë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Gjatë bisedës, palët diskutuan për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e trajnimeve profesionale për zyrtarët policorë, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe mbështetjes teknike dhe institucionale në funksion të forcimit të kapaciteteve të Policisë së Kosovës. U theksua rëndësia e ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata me shtetet mike, siç është Japonia, e cila vazhdimisht ka shprehur përkushtim për mbështetjen e institucioneve të sigurisë në vendin tonë.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel Gazmend Hoxha, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Japonisë ndaj Policisë së Kosovës, duke vlerësuar lart rolin e saj në avancimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e sigurisë. Ai ritheksoi gatishmërinë e plotë të institucionit që ai drejton për të intensifikuar bashkëpunimin me autoritetet japoneze, në mënyrë që të forcohen kapacitetet profesionale dhe operacionale të policisë në përballje me sfidat moderne të sigurisë.

Në përfundim, ky takim u vlerësua nga të dy palët si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimit të urave të reja të komunikimit dhe bashkëveprimit mes institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve.

Tags: japoniaPolicia e KosovestakimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin

Kurti për vrasjen e Arlindës: Do të ketë masa, MPB-ja dhe MD-ja kanë 54 orë afat për raportin

Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt

Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

24h+ nga vrasja e Arlindës: Përgjegjësit heshtin – Ku ndodhet djali i saj? | MESDITË

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën