TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tajvani thotë se Kina është kërcënim për stabilitetin e rajonit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tajvani thotë se Kina është kërcënim për stabilitetin e rajonit

Tajvani tha se po shikon nga afër ushtrinë kineze, e cila tha se paraqet kërcënim në rritje për rajonin, pasi Pekini dërgoi dhjetëra avionë pranë ishullit vetëqeverisës, në kuadër të stërvitjeve ushtarake të Kinës me Shandogun.

Stërvitjet ushtarake të Kinës përkojnë me samitin e NATO-snë Uashington, ku në deklaratën e aleancës u tha se Kina është bërë një mundësuese e përpjekjeve të luftës së Rusisë në Ukrainë. NATO tha po ashtu se Pekini vazhdon të paraqesë sfidë sistematike për Evropën dhe sigurinë e saj.

Në informacionet ditore për aktivitetet ushtarake të Kinës, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të enjten se në 24 orët e fundit janë detektuar 66 avionë kinezë përreth ishullit.

Nga këta avionë, 33 kaluan mbi jetën jugore dhe juglindore të Tajvanit, tha Ministria e Mbrojtjes, ndërkaq tha se po ashtu ka detektuar 36 avionë që kaluan në perëndim të Paqësorit për të kryer stërvitje me Shandongun.

Duke folur me zyrtarët ushtarakë në Taipej, presidenti tajvanez, Lai Ching-te, tha se ai do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e ishullit.

“Kërcënimi nga komunistët kinezë për stabilitetin e rajonit vazhdon të rritet dhe zona e tyre gri në Ngushticën e Tajvanit dhe zonat përreth po rritet dita-ditës”, tha ai.

Tajvani ka thënë se Kina po përdor taktika “të zonës gri” që parandalojnë një luftë dhe për të testuar e për t’u bërë presion forcave tajvaneze.

Tajvani, të cilin Kina e sheh si pjesë të territorit të saj, është ankuar për aktivitetin e ushtrisë kineze në katër vjetët e fundit, teksa Pekini po synon të bëjë presion ndaj Qeverisë demokratike të ishullit, e cila kundërshton pretendimet e Kinës ndaj ishullit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Kosova mposhtet nga Sllovakia në parakualifikimet e Eurobasketit

Banorët e fshatit Zajm ankohen se dikush ka nisur që t’i përvetësoj pronat ku ata jetojnë

Banorët e fshatit Zajm ankohen se dikush ka nisur që t’i përvetësoj pronat ku ata jetojnë

“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

“Sot ndjejmë lehtësim, sepse dimë ku të dërgojmë lule” – rivarrosen martirët e Kralanit

Nderohet sakrifica e tre dëshmorëve të masakrës së Kralanit

Nderohet sakrifica e tre dëshmorëve të masakrës së Kralanit

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

A po kërkon Trump nga Serbia njohjen e Kosovës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën