TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Takimet e Kurtit për presidentin lojë e hedhjes së fajit

by teve1
3 javë ago
0
A A
Tahiri: Takimet e Kurtit për presidentin lojë e hedhjes së fajit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e deritanishëm të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se mungesa e konsultimeve serioze po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Pas deklarimeve të bëra pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri tha se që nga fillimi i diskutimeve për presidentin nuk ka pasur përpjekje reale për të arritur një emër unifikues dhe konsensual.

Sipas tij, diskutimet gjatë dy muajve të fundit janë fokusuar më shumë në çështje që lidhen me qeverinë sesa me zgjedhjen e presidentit.

“Nuk ka pasur qëllim të arrihet deri te një president i cili ka tipare unifikuese dhe konsensuale. Ajo që është diskutuar për dy muaj rresht ka qenë Qeveria e Kosovës. A dëshiron dikush të marrë përsipër të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, por jo të arrihet deri te një emër konsensual? Andaj, çfarëdo që shihni dhe çfarëdo që dëgjoni është vetëm për konsum publik dhe për të bërë lajme; është lojë e hedhjes së fajit. Faji dihet ku është. 66 deputetë i ka LVV, udhëheq qeverinë me 21 anëtarë dhe 450 njerëz të emëruar politikisht. Për president nuk i ka. Debati nuk ka ndodhur asnjëherë dhe po vazhdon kështu. Kjo, rrjedhimisht, na çon në një situatë të thjeshtë, e cila nuk është më e mira për popullin e Kosovës: zgjedhjet. Nuk do të marrim pjesë në seancë ku do të jenë dy kandidatë të propozuar nga një parti. Ky shtet, këto institucione, nuk janë të një partie; janë të demokracisë, të shumë partive. Pra, nuk marrim pjesë në atë seancë”, tha Tahiri.

Më tej, ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për presidentin, duke theksuar se ekziston një tendencë që procesi të zvarritet deri në afatin e fundit kushtetues.

Sipas Tahirit, kjo qasje po shfrytëzohet për të kaluar një sërë ligjesh dhe për të bërë emërime në institucione, të cilat, janë më shumë partiake sesa konsensuale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK mban sot konferencë për media

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Tejkaloi në shiritin emergjent – shoferi identifikohet dhe ndëshkohet

Në rajonin e Gjilanit brenda javë u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK: Sulmet hibride ndaj profileve të Lumir Abdixhiku do të raportohen në polici

Protesta në rrugë e Njësi Speciale me maska: Çka ndodhi mbrëmë në Skënderaj?

Protesta në rrugë e Njësi Speciale me maska: Çka ndodhi mbrëmë në Skënderaj?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën