TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: S’ka ndodhur kurrë që të mos kemi delegacione nga ShBA për kremtimin e Pavarësisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri: S’ka ndodhur kurrë që të mos kemi delegacione nga ShBA për kremtimin e Pavarësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se që nga ardhja në pushtet e Qeverisë aktuale, delegacione nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, s’kanë ardhur më për vizitë në Kosovë për kremtimin e përvjetorit të Pavarësisë më 17 shkurt.

Madje, Tahiri potencoi se deklaratat e Ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, janë kërcënim për shkëputje të partneritetit me Qeverinë Kurti, por jo me shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Tutje, ai vlerësoi që më s’ka kuptim as votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, për aq kohë sa Kosova vazhdon të sanksionohet.

“Qëndrimi i para dy netëve të Jimmy O’brien, është i papranueshme. Ata janë duke e kërcënuar direkt Qeverinë e Kosovës për shkëputje të partneritetit, por fatmirësisht jo shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Nuk mund të rrimë duarkryq karshi kësaj situatë. Sot i kemi një numër të marrëveshjeve ndërkombëtare, po çfarë kuptimi ka votimi i atyre marrëveshjeve, kur Kosova po sanksionohet çdo ditë. Asnjëherë përvjetor më të zbehtë të pavarësisë s’kemi pasur. Deri në vitin 2018, në çdo vit, në çdo përvjetor të Pavarësisë, kemi pasur delegacione nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë në Kosovë për të festuar së bashku me ne kremtën e përvjetorit të Pavarësisë. Është hera e parë, që kur ka ardhur kjo qeveri në pushtet, asnjë delegacion nuk vije për të festuar ditën e Pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Tahiri gjatë seancës plenare në Kuvend.

Kujtojmë se më 1 shkurt ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme.

Edhe pse ambasadori britanik, Nicholas Abbot, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb, njëjtë nuk u mirëprit nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me këtë vendim./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën