TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Qeveria ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tahiri: Xhelal Sveçla kurrë s’është marrë me Ligjin e Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë pasi sipas tij, e njëjta ka dështuar në skemat pensionale dhe reformat sociale.

Tahiri tha se në muajin mars bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”., e që sipas tij, që nga ajo ditë e deri më sot nuk ka ndodhur asgjë veçse janë shpërndarë mjete pa kritere dhe pa koncept.

“Deshtimi me skemat pensionale dhe reformat sociale! Në muajin mars bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”. Që nga ajo ditë e deri më sot nuk ka ndodhur asgjë veçse janë shpërndarë mjete pa kritere dhe pa koncept. Në buxhetin e vitit 2024 ndarja buxhetore për skema pensionale është diku rreth 550 milionë euro ndërsa për skema sociale diku rreth 158 milionë euro. Pra, kjo qeveri ka deshtuar me skemat pensionale dhe reformat sociale të cilat tani më janë tejet parciale, karshi nevojës për një qasje të integruar për reformë. Në krah të kundërt me reformën, qeveria ka shthurur strukturat institucionale, duke e shkrirë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i është larguar programit qeverisës si dhe ka devijuar në tërësi agjendën legjislative në këtë fushë. Në vend të reformës, rritjes së barazisë e sigurisë sociale, ka ndarë “lëmoshë”, praktika këto të këqija për të konsoliduar një sistem të mirëfillt. Pasojat janë afatgjatë, madje indikative për shtytje në migrim. Pasiguria sociale, mungesa e sigurimit shëndetësor si dhe pabarazia janë rritur. Shto këtu edhe se dialogu social ka arritur në pikën më të ulët”, tha Tahiri.

Më tej, ai theksoi se si Grup Parlamentar, kanë zhvilluar një seri diskutimesh me sindikatat.

“E, mbesim të vendosur të shtyjmë përpara në Kuvend, nisma legjislative që kthejnë vëmendjen e institucioneve ndaj qytetarëve, në veçanti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e ligjit diskriminues të përvojës së punës, ndaljen e tendecës përjashtuese të veteranëve nga përllogaritja e pensionit në nivel të pagës minimale, kërkesat e vazhdueshme për ngritje pagash, e së fundi kërkesa për seancë për trajtimin e Ligiit të Sigurimeve Shëndetësore. Sot, u ndjeva mirë pasi që ishte rast i mirë të njihem, por edhe të diskutoj në prezantimin e hulumtimit “Propozim reforme drejt një nënshtetësie më të barabartë, inkluzive dhe të qëndrueshme”,  organizuar nga Instituti “Musine Kokalari”. Një dokument tejet i vlefshëm për t’i shërbyer reformës së domosdoshme në fushën e kujdesit dhe mbrojtjes sociale”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën