Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga java e ardhshme Komisioni do të vazhdojë punën e nisur vitin e kaluar.
“Duke u nisur nga java e ardhshme, do ta vazhdojmë me përkushtim aty ku kemi mbetur dhe jam optimist se deri në mesin e vitit 2023 do t’i kemi të gatshme rekomandimet, që sistemin zgjedhor të Kosovës e nxjerrin në një tjetër nivel, si proceduralisht ashtu edhe përmbajtësish”, ka shkruar Tahiri, transmeton teve1.info.
Komisioni Ad Hoc i Kuvendit për Reformën Zgjedhore ka nisur punën në mesin e vitit të kaluar, ku ka zhvilluar disa takime me akter të ndryshëm të përfshira në këtë proces./teve1.info/







