TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri: Nëse s’kalojnë amendamentet e AAK-së, buxheti është mashtrim

by teve1
1 orë ago
2
A A
Tahiri: Nëse s’kalojnë amendamentet e AAK-së, buxheti është mashtrim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, deklaroi se në rast se nuk merren parasysh amendamentet e propozuara nga AAK, i gjithë procesi i miratimit të buxhetit do të konsiderohet si mashtrim.

Ai në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet në lexim të dytë projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, ka thënë se AAK-ja ka dorëzuar 14 amendamente, në kuadër të gjithsej 86 amendamenteve të propozuara, duke theksuar se nuk ka logjikë që një buxhet të hyjë në fuqi pa asnjë amendament.

Tahiri shtoi se nëse edhe kësaj here nuk kalon asnjë amendament i AAK-së, atëherë, sipas tij, i gjithë procesi do të konsiderohet si mashtrim.

“Ky është buxhet që është përgatitur në tetor, dhe ky buxhet është provizor, kështu është thënë prej kryeministrit, ministrit të Financave, dhe zotimi i qeverisë është se pas pak muajve do të ndodh një rishikim i madh, i rëndësishëm për këtë buxhet. Më vijë me këtë AAK në kuadër të 86 amendamenteve, që keni bërë, ne nga ta i kemi 14 amandamente, për shkak se s’ka logjik një buxhet që hyn në këtë vit mos me pas asnjë amendament. Janë kryesisht të lidhura me sektorin e sigurisë, të disa investimeve kapitale që lidhen me komuna ku ne udhëheqim, me projektin e autostradës së Dukagjinit. Ne do të presim se cili do të jetë reagimi i qeverisë. Në qoftë se edhe kësaj here nuk do të kalojë në seancë asnjë amendament i AAK-së, i krejt ushtrimi, ka qenë një mashtrim. Ne do të jemi këtu, do të lexojmë amendamentet tona dhe do të shohim a do të marrin apo jo mbështetje. Në qoftë se kemi bërë një ushtrim sa për të kaluar një buxhet, kjo është goditje e madhe që i bëhet Kosovës dhe vet funksionimit të qeverisë”, ka thënë Tahirin.

Ndryshe, më 16 shkurt, me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

Kurti: Greva e vitit 1989 e minatorëve në Trepçë hapi epokën e shpërbërjes së Jugosllavisë

Kurti: Greva e vitit 1989 e minatorëve në Trepçë hapi epokën e shpërbërjes së Jugosllavisë

Dështon rezoluta në RMV për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen

Dështon rezoluta në RMV për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Rexhepi njofton: Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën