tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Tahiri: LVV në opozitë e ka pasë problem pasurinë e politikanëve, tash në pushtet po e relativizon këtë çështje

tëvë1 nga tëvë1
25/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  ka thënë se është degradim nga partia në pushtet (LVV), relativizmi i mosdeklarimit të pasurisë nga ana e ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Madje sipas Tahirit, për Lëvizjen Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë, ka qenë problem çështja e pasurisë së politikanëve, kurse tash kur është në pushtet po relativizohet çështja deri në atë masë sa që siç tha ai “nuk është problem edhe pse është dënu kjo mundet me vazhdu lirisht me punu”.

“Me relativizu deri në atë masë deklarimin e pasurisë së një personaliteti publik ku thuhet që është dënu mirëpo nuk është asgjë, apo më mirë me thënë punë e madhe që u dënu për mosdeklarim të pasurisë, mendoj është degradim kogja i madh prandaj mosdeklarimi i pasurisë nga një personalitet publik aq më shumë nga një ministre e cila është përgjegjëse direkt për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë, pra është një degradim dhe është një sinjal shumë i keq për investitorët të cilët nesër kanë kontakt me këtë  ministre të cilët mund të vinë në Republikën e Kosovës. Pra ministrja në fjalë është dënu dhe tashmë është vepër penale, është dënu nga Gjykatat e Kosovës me vendim të prerë dhe sot kjo për LVV-në,  quditërisht sa ka qenë në opozitë ka qenë një problem shumë i madh çështja e pasurisë së politikanëve tashmë po relativizohet deri në atë masë sa që nuk është problem, edhe pse është dënu kjo mundet me vazhdu lirisht me punu”, tha ai në seancën në Kuvend.

Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një mocion për gjendjen në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

Paraqitësi i këtij mocioni, Ferat Shala ka thënë se Ministria po shënon dështime e skandale të vazhdueshme.

Kurse shefja e Grupit Parlamentare të LVV, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga PDK tërheqjen e rezolutës për shkarkimin e ministres, Rozeta Hajdari.

Sipas saj, kjo rezolutë nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe vlerë përmbajtjësore./teve1.info./

Të ngjashëm

LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
LAJMET

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

27/05/2023
LAJMET

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

27/05/2023
LAJMET

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

27/05/2023
LAJMET

Anulohet tenderi për QKMF-në në Fushë Kosovë

27/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.