Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pranueshme ankesat e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Sipas Tahirit, kjo është edhe një dëshmi se angazhimi i tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues është i domosdoshëm.
“Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij”, thuhet në reagimin e tij.
“Kjo është fitore e radhës e demokracisë dhe ju dedikohet të gjithë qytetarëve tanë”, tha tutje Tahiri./teve1.info./