TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri: Drejtori i KEK-ut pati siguri nga Kurti për të bërë abuzime të vazhdueshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri: Drejtori i KEK-ut pati siguri nga Kurti për të bërë abuzime të vazhdueshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi se kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka pasur siguri të fuqishme nga kryeministri, Albin Kurti, për të bërë abuzime në vazhdimësi në Koorporatën Energjetike të Kosovës.

Krasniqi u arrestua dje nga Policia e Kosovës për keqpërdorim të punës zyrtare, me ç’rast Tahiri njoftoi se ditëve në vijim ky i fundit do të akuzohet për një seri shkeljesh që i ka bërë si drejtues i kësaj korporate.

“Ne e kemi parë një tendencë të vazhduar të Qeverisë Kurti për ta mbrojtur drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin. Në fakt, në kuadër të komisionit dhe intervistimit që e kemi pasur me Krasniqin, ne e kemi parë në vazhdimësi fuqinë e tij politike. Krasniqit nuk i bënte përshtypje fare as Zyra e Rregullatorit të Energjisë, as ministrja e energjisë, as nuk i bënin përshtypje fare debatet parlamentare, sepse kishte një lidhje direkte me kryeministrin Kurti dhe ndjente një siguri të fuqishme pikërisht në abuzimet që i bënte në vazhdimësi. Sot, po iu paralajmëroj që në ditët në vijim do të procedojmë më tutje denoncimet pikërisht për  kryeshefin në fjalë i cili është arrestuar dje dhe i njëjti do të akuzohet për një seri shkeljesh që i ka bërë si drejtues i kësaj korporate”, deklaroi Tahiri gjatë seancës plenare në Kuvend.

Megjithatë, Tahiri konsideroi se Krasniqi është vetëm një vegël e ambasadorit, Martin Berishaj dhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Tani është shkëputur nga ky zinxhir dhe besoj që do të jetë më e pamundur që të lidhet dhe të vazhdojë ky abuzim”, potencoi tutje Tahiri.

Dje, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për keqpërdorim të punës zyrtare.

Andaj, ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton për shkyçjen e B1, por thotë se furnizimi me energji elektrike është i sigurt

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Proda: Po zhvillojmë operacione të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj, shkaku i një defekti

Ushtria e Kosovës në provën finale

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Arrestohet 27- vjeçari nga Kosova për trafikim të armëve në Shqipëri  

Arrestohet 27- vjeçari nga Kosova për trafikim të armëve në Shqipëri  

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj, shkaku i një defekti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën