TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri: Drafti i statutit të Asociacionit është shqetësues, po krijohet një nivel i tretë i pushtetit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Tahiri: Nëse do ta dëgjonim FMN-në nuk do t’i rrisnim kurrë pagat

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se drafti i statutit të Asociacionit, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë dhe i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti është shqetësues për vendin.

Sipas tij, përmes Asociacionit do të krijohet një nivel i tretë i pushtetit në vend, ku komuniteti serb në Kosovë, do të kenë një nivel të madh të vetëmenaxhimit.

Tahiri thotë se nga drafti që kanë parë dhe që është më i përafërt me draftin origjinal ka shqetësime serioze, pasi flitet për një shtrirje territoriale të komunitetit serb në Kosovë, për vetëmenaxhim të serbëve që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtjen komplet tjetër.

“Ajo çka kemi parë tani nga drafti, që duket të tjetër më i përafërt me draftin origjinal të Asociacionit që tashmë e kanë institucionet e Kosovës, e ka presidentja, kryeministri, por jo deputetët dhe nuk kanë dijeni qytetarët. Për atë draft që po qarkullon ka mjaft shqetësime, sepse po flasim për një shtrirje territoriale dhe një vetëmenaxhim të komunitetit serb, po flasim për një organizim të tyre që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtja është komplet tjetër. Gjithkund në botë merre e sheh një asociacion e sheh, pasi e drejta e asocimit garantohet edhe me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo ato janë çështje që nuk janë thelbësore për qeverisjen e një komune që i trajton asociacioni. Çështjet që i trajton Asociacioni janë më periferike dhe që mund t’i bashkojnë komunat në çështje të ndryshme, qoftë turizëm, sport, kulturë apo të tjera, por jo në vendimmarrje, jo në shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik dhe çështje të planifikimit urban dhe rural. Këto kompetenca janë të institucioneve lokale dhe qendrore. Të barten kompetenca të tilla në një institucion është mjaft serioze pasi po krijohet një nivel i tretë i pushtetit, pasi po merr kompetenca nga niveli lokal dhe në anën tjetër ka komunikim direkt me Qeverinë e Kosovës”, thotë ai.

Tahiri duke kritikuar Kurtin për qasjen e tij në dialog, thotë se ai është kryeministri i parë që sjell një draftstatut për themelimin e Asociacionit.

“Ky është kryeministri që më së paku ka folur në Kuvendin e Kosovës për dialogun dhe është kryeministri i parë që ka sjell draftstatut për themelimin e Asociacionit. Ne nuk kemi pasur draftstatut në tavolinë nga asnjë kryeministër dhe kjo është hera e parë që ndodh që kryeministri jonë pajtohet për një draft dhe mbi të cilin ka disa vërejtje. Megjithatë drafti është i pranueshëm për kryeministrin”, shton ai.

Krahas kësaj, Tahiri thekson se mostransparenca e Kurtit për Asociacionin është e papranueshme.

“Të kemi një draft, të kemi komentet të cilat nuk e dina se çfarë janë ato dhe cilat janë çështjet e ndjeshme për të cilat ka dhënë komente kryeministri Kurti sa i përket këtij drafti, i cili po del të jetë mjaft problematik dhe mjaft shqetësues. Në anën tjetër të mos jesh transparent dhe të mos komunikosh mbi të gjitha me përfaqësuesit e qytetarëve me deputetët është vërtet e papranueshme. Një proces të tillë deri sot nuk kemi pa që ka ndodh. Ju i dini raportimet e shumta të ish-kryeministrit Thaçi për 6-7 vite sa ka qenë kryeministër në raport me dialogut, në vazhdimësi para dhe pas çdo takimi”, thekson Tahiri për KP.

Në anën tjetër, shefi i deputetëve të PDK-së, thotë se largimi nga agjenda e dialogut të njohjes de-jure, ka rrezikuar kompromise të mëtutjeshme, përkundër që mund të themelohet Asociacioni.

“Ajo çka do të duhej të përfitonte Republika e Kosovës që tashmë është larguar nga agjenda ka qenë njohja de-jure nga Republika e Serbisë. Themelimi i një institucioni të tillë do të duhej të përmbyllte problemet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Është kompromis mjaft i rëndë dhe mjaft i madh për Kosovën. Në anën tjetër të kemi prapë të hapur çështjen me Serbinë të mos kemi njohje de-jure dhe që të mbyllet njëherë e përgjithmonë dialogu, mendoj se është kompromis i madh që po hap rrugë për kompromis edhe më tutje, këtu është problemi. Janë të gjitha procese të rëndësishme, anëtarësimi në NATO, statusi i kandidatit dhe proceset të tjera, mirëpo përmbyllja e shtetësisë së Kosovës dhe njohja reciproke është më e rëndësishmja që t’i jep fund dialogut dhe kompromiseve të mëtutjeshme”, përfundon Tahiri.

Diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor në Prishtinë, kanë propozuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit, i cili deri më tani nuk është bërë publik nga zyrtarët qeveritar. Megjithatë, një draft e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ai është origjinali që është propozuar nga euro-amerikanët.

Tags: abelard tahiriAsociacioniniveli i tretë i pushtetit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ndaj Iranit

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën