TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri-Beqa: Po të ishte kaq mirë e organizuar UÇK-ja, nuk do të kishe nevojë për ndihmën ndërkombëtare

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri-Beqa: Po të ishte kaq mirë e organizuar UÇK-ja, nuk do të kishe nevojë për ndihmën ndërkombëtare

Analistja, Arta Tahiri, duke folur për gjykimin ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, ka thënë se nëse UÇK-ja do të ishte mirë e organizuar sa po pretendohet nga Prokuroria Speciale, nuk do kishte nevojë për ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë.

Ajo ka cituar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, i cili ka thënë se UÇK-ja ka mbrojtur pragun e shtëpisë, duke bërë luftë në vetëmbrojtje karshi gjenocidit që Serbia ka bërë në Kosovë.

“UÇK-ja siç ka thënë edhe presidenti Rugova në deklaratat e tij se po mbron pragun e shtëpisë, do të thotë ka qenë një luftë rezistence do të thotë vetëmbrojtje karshi një gjenocidi siç ka bërë Serbia. Kosova nuk shkoi dhe sulmoi Serbinë, por absolutisht është gjë e ditur tashmë që Serbia sulmoi Kosovën dhe qytetarët në një mënyrë ose tjetrën u mobilizuan”, ka thënë Tahiri-Beqa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Analistja ka thënë se nëse do të ishte mirë e organizuar UÇK-ja, që sipas saj, po paraqitet tani, pse nuk janë sjellë armatime nga ShBA.

“Po të ishte mirë e organizuar UÇK-ja siç po paraqitet tani, pse nuk u sollën armatime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ne e dimë që në çdo luftë tani edhe në Ukrainë e kemi që shpesh nuk e ndihmojnë në aspekte ushtarake, por me armatime po ndihmohet, sepse është një organizatë, shtet i konsoliduar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ShBA edhe po të dërgonte armatime, nuk ka ditur kujt t’i dërgojnë sepse zonat e vendit nuk kanë komunikuar mes vete.

“Pse? Edhe nuk kanë ditur kujt t’i dërgojnë, ka pasur zona, të cilat nuk kanë komunikuar fare me njëra tjetrën. Ka qenë zona e Dukagjinit, zona e Llapit, ka qenë zona e Koshares dhe zona të pafundme, të cilat nuk kanë mundur as të koordinohet, kanë qenë grupacione të cilat realisht kanë dalë vetëm për vetëmbrojtje dhe nuk mund të jetë një organizim kaq si po paraqitet do të ishte shumë më mirë, se në momentin që do të ishte kaq mirë e organizuar UÇK-ja mbase nuk do të kishim nevojë as për ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë, të cilët u aktivizuan dhe na ndihmuan që të jemi sot këtu ku jemi”, ka shtuar Tahiri-Beqa.

Për fund ajo ka thënë se në aspektin politik nga Gjykata Speciale po shihet që nuk ka qëndrim objektiv.

“Në aspektin politik po shihet që nuk ka një qëndrim objektiv nga kjo gjykatë dhe nga këta prokurorë. Pse po luhet dy anësia?, ka thënë Tahiri.

Tags: Arta TahiriGjykata SpecialeUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën