Tahiri në Facebook tha se kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar këtë asociacion, e sipas saj, tani ai duhet të pyetet për të.
“Emisari amerikan Escobar kerkoi nga Kurti pergjigje per Asociacionin, ky dokument ka dal sot ne media. Per shume media qe me kane shkruar sot per ta komentuar, pergjigja ime eshte kjo: Asociacioni eshte pune e Kurtit, ka ardhur ne pushtet duke e kundershtuar, tani ate duhet ta pyesni”, ka shkruar ajo./teve1.info./