TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tabelat e reja në ambulancat në Skenderaj brengosin banorët serbë

by teve1
2 orë ago
3
A A
Tabelat e reja në ambulancat në Skenderaj brengosin banorët serbë

Tabelat e sapovendosura me simbole të Kosovës në ambulancat që funksiononin brenda sistemit të Serbisë në fshatrat Banjë dhe Syriganë, në Komunën e Skenderajt, shkaktuan reagime të ndryshme.

Për disa, ky veprim “rrezikon drejtpërdrejt të drejtat themelore” të serbëve të Kosovës për trajtim dhe mbrojtje shëndetësore, ndërsa për të tjerë, ai i jep fund “administrimit të paligjshëm të strukturave paralele serbe, jashtë rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Përndryshe, të gjitha institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë veprojnë brenda sistemit serb dhe, muajve të fundit, integrimi i tyre në sistemin e Kosovës është përmendur gjithnjë e më shumë.

Kosova filloi mbylljen e institucioneve serbe në vitin 2024, me arsyetimin se ishin paralele dhe të paligjshme.

Komuniteti ndërkombëtar, në masë të madhe, e kritikoi këtë veprim, duke argumentuar se komuniteteve joshumicë, fillimisht, duhet t’u ofrohen shërbimet që ato i kanë marrë përmes atyre institucioneve.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, njoftoi në fund të javës së kaluar se puna e ambulancave serbe në fshatrat Banjë dhe Syriganë është pezulluar dhe se ato do të mund të vazhdojnë të funksionojnë vetëm pasi “të integrohen plotësisht në sistemin shëndetësor të Kosovës”.

Pas kësaj u hoq edhe tabela me mbishkrimin “Ambulanca ‘Shën Nikolla’, Banjë – Republika e Serbisë” dhe të martën u zëvendësua me një tabelë të re, ku shkruan “Ambulanca Banjë” në tri gjuhë – shqip, serbisht dhe anglisht – dhe gjenden edhe simboli i flamurit të Kosovës, edhe stema e Komunës së Skenderajt.

Tabelë e ngjashme u vendos edhe në ambulancën në fshatin Syriganë.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – tha se ambulanca në Banjë dhe ajo në Syriganë janë pjesë e sistemit shëndetësor serb, dhe se ka informacione se punonjësit nuk do të hyjnë në objekte pas zëvendësimit të tabelave, pasi nuk duan të punojnë “nën kushte të imponuara”.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime të Listës Serbe për qëndrimet e punonjësve, por disa banorë të fshatit Banjë shprehen të shqetësuar për këto zhvillime.

Çfarë thonë vendasit?

Ivana, nga fshati Banjë, thotë se vendasit janë të shqetësuar, pasi nuk e dinë se cili mund të jetë hapi i radhës i autoriteteve të Kosovës.

Ajo thotë se ambulanca në sistemin e Serbisë ka pasur rëndësi të madhe për pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në territorin e komunës së Skenderajt, pasi aty kanë marrë ndihmë mjekësore dhe shërbime të tjera shëndetësore.

“Duke pasur parasysh se në fshat ka një numër të madh të të sëmurëve kronikë, ambulanca për ta ka qenë vendi ku shumë herë u është shpëtuar jeta dhe u është ofruar ndihma. Lirisht mund të them se tani njerëzve u rrezikohet e drejta për trajtim – në shekullin 21”, thotë Ivana.

Ajo shton se ambulanca aktualisht është e mbyllur dhe se më e afërta ku punojnë mjekë serbë, gjendet në Mitrovicë të Veriut, rreth 30 kilometra larg.

“Është shumë e vështirë të jetosh në pasiguri, shumë e vështirë. Kjo është një tronditje për popullatën që jeton në këtë fshat”, shprehet Ivana.

Sipas saj, e drejta për trajtim mjekësor nuk duhet t’i mohohet askujt, sidomos jo përmes mbylljes së një ambulance fshati.

Edhe pse në komunën e Skenderajt është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, “e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, Milloshi, një tjetër banor serb, shpreh shqetësim të ngjashëm për mbylljen e ambulancës së fshatit dhe për, siç thotë, përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të shuar sistemin shëndetësor serb.

Ai thotë se ambulanca lokale ka pasur rëndësi të madhe për banorët e fshatit.

Reagimet e politikanëve serbë

Lista Serbe u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të reagojnë urgjentisht, sepse, siç tha, “lëvizje të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm, që është absolutisht i papranueshëm dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme për stabilitetin në terren”.

“Ne kërkojmë një kthim urgjent të ambulancave në gjendjen e mëparshme dhe të mundësohet funksionimi i papenguar i tyre brenda sistemit tonë shëndetësor, në mënyrë që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për trajtim”, tha kjo parti.

Në fund të marsit, Bashkimi Evropian i tha REL-it se qëllimi i autoriteteve të Kosovës për të integruar sektorët serbë të shëndetësisë dhe arsimit ishte marrë në konsideratë, por se një gjë e tillë duhet të bëhet në konsultim me komunitetin serb.

Mbyllja e ambulancave në fshatrat Banjë dhe Syriganë u dënua gjithashtu nga partitë opozitare serbe: Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, si dhe iniciativat qytetare: Veriu për të Gjithë, Rrënjët, dhe Drejtësia dhe Barazia.

Reagimet e Beogradit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, përsëriti qëndrimet e Listës Serbe se mjekët serbë nuk do të punojnë në ambulancat “me simbole të Kosovës” dhe “as pacientët serbë nuk do të trajtohen në këto kushte”, pasi, sipas tij, ata kanë besim vetëm në sistemin shëndetësor serb.

Ai deklaroi se ambulancat “u mbyllën me forcë dhe në mënyrë të paligjshme”, pa pëlqimin e komunitetit serb dhe “përtej të gjitha marrëveshjeve të arritura”.

Beogradi zyrtar këmbëngul që çështja e kujdesit shëndetësor dhe institucioneve arsimore serbe të zgjidhet brenda kornizës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

“Kujdesi shëndetësor është një nga shtyllat e mbijetesës së popullit serb në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe populli serb nuk do të pranojë kurrë që fëmijët e tyre të trajtohen diku tjetër”, tha Petkoviq.

Çështja e integrimit të kujdesit shëndetësor dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit qysh në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se “inkorporimi dhe bashkimi” janë të nevojshëm.

Ai tha më pas se integrimi do të realizohet së bashku me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare – gjë të cilën ua përcolli edhe ambasadorëve të vendeve të Quint-it – SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë – në mes të janarit të këtij viti.

Megjithatë, deri më tani, nuk është specifikuar qartë se cilat modele të integrimit janë duke u shqyrtuar, dhe Qeveria e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Gërvalla premton reforma të vazhdueshme në drejtësi dhe forcim të shtetit të së drejtës

Gërvalla premton reforma të vazhdueshme në drejtësi dhe forcim të shtetit të së drejtës

“Filloi lufta..” – shfaqën pamje të terroristeve serb e biseda nga nata kritike e sulmit terrorist në Banjskë

“Filloi lufta..” – shfaqën pamje të terroristeve serb e biseda nga nata kritike e sulmit terrorist në Banjskë

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

Arrestohen katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë

Arrestohen katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Gërvalla premton reforma të vazhdueshme në drejtësi dhe forcim të shtetit të së drejtës

Gërvalla premton reforma të vazhdueshme në drejtësi dhe forcim të shtetit të së drejtës

“Filloi lufta..” – shfaqën pamje të terroristeve serb e biseda nga nata kritike e sulmit terrorist në Banjskë

“Filloi lufta..” – shfaqën pamje të terroristeve serb e biseda nga nata kritike e sulmit terrorist në Banjskë

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

“Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”- Kujtohen të pagjeturit dhe viktimat civile në Mitrovicë

“Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”- Kujtohen të pagjeturit dhe viktimat civile në Mitrovicë

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën