TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Szunyog: Kosova e Serbia s’mund të anëtarësohen në BE pa i normalizuar raportet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në një intervistë dhënë për Tëvë1 e ka bërë të qartë se Kosova dhe Serbia nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa i normalizuar tërësisht raportet me njëra-tjetrën.

nga Shpat Blakcori
29 Korrik, 2024
0
A A
Szunyog: Kosova e Serbia s’mund të anëtarësohen në BE pa i normalizuar raportet

Në detyrën e tij në Prishtinë, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog për katër vite u angazhua që Kosova dhe Serbia të arrijnë hapa drejt normalizimit.

Mirëpo, dialogu që ndërmjetësohet nga blloku evropian nuk i ka arritur pritshmëritë.

Takimi i fundit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk solli asnjë rezultat, kështu që palët vazhdojnë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta.

Pavarësisht se dialogu ka ngecur, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, edhe në ditët e fundit e tij në këtë pozitë,  shprehet optimist për të ardhmen e këtij procesi.

“Po jam optimist për të ardhmen e procesit të dialogut, jam i bindur se nëse ka angazhim mund të shkojmë në rrugën e duhur drejt pajtimit. Siç e keni parë gjatë mandatit tim jam angazhuar maksimalisht për këtë çështje sepse është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet”, tha Szunyog.

Diplomati evropian e ka bërë të qartë se pa normalizim të raporteve as Kosova e as Serbia nuk mund të bëhen pjesë e unionit evropian.

Në të njëjtën kohë ai po kërkon që palët të fillojnë me zbatimin e marrëveshjeve.

“Po e bëj edhe njëherë të qartë se vetëm përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosova dhe Serbia mund t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Pra nëse ju jeni të përkushtuar seriozisht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian duhet të angazhoheni më shumë në dialog dhe duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet. Por duhet thënë se deri më tani palët akoma nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në zbatimin e marrëveshjeve”, tha ai.

Brukseli e konsideron si një arritje të madhe marrëveshjen e Ohrit që palët e arritën në vitin 2023.

Szunyogun do ta pasojë, diplomati estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë.

Sipas BE-së, ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2024 dhe do të ketë një mandat fillestar prej dy vjetësh, duke pasuar Tomas Szunyog, që ka qenë në këtë post që nga viti 2020.

 

Tags: BEKosova dhe SerbiaTomas Szunyog
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X