TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

by TËVË 1
8 muaj ago
4
A A
“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Avokati Skënder Musa ka vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është i ligjshëm dhe prodhon pasoja juridike.

Sipas Musës, vendimi i presidentes lidhet me dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e vendit në përputhje me procedurat e parashikuara në Kushtetutë.

“Dekreti i presidentes është i ligjshëm dhe ka pasoja juridike, përfshirë shpërbërjen e Kuvendit. Kjo për shkak se Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta zgjedhë presidenten e vendit ashtu siç parashihet me Kushtetutë”, ka deklaruar Musa në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur nga seanca e mbrëmshme.

Sipas Musës, nuk mund të konsiderohet se procesi për zgjedhjen e presidentit ka nisur, pasi në seancë nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votim.

“Në këtë rast, partia fituese (LVV) nuk mund të thirret në afatin prej 60 ditësh, sepse nuk mund të thuhet se procedura ka filluar në seancën e djeshme. Nuk kemi pasur asnjë votim dhe, në anën tjetër, nëse kërkohet që 81 deputetë të jenë të pranishëm në rastin e votimit për president, atëherë seanca me 66 deputetë nuk ka pasur kuorum”, është shprehur ai.

Musa thekson se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk mund të konsiderohet i nisur nëse nuk ekziston kuorumi në sallë dhe nëse nuk janë zhvilluar procedurat formale, përfshirë votimin apo formimin e komisioneve përkatëse.

Ai shton se procedura do të mund të konsiderohej e nisur vetëm në rast se do të kishte pasur të paktën një votim dhe më pas votimet e tjera do të shtyheshin për shkak të mungesës së votave ose për negociata të mëtejshme.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani mëngjesin e sotëm ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Pas kësaj, ajo ka zhvilluar takime me partitë opozitare, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të reja parlamentare. Pas takimit me presidenten, partitë opozitare kanë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të reja parlamentare, të cilat do të ishin të tretat brenda rreth një viti në Kosovë. /teve1.info/

Tags: Kushtetuta e KosovesSkender MusaTeve1zgjedhja e presidentit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën