TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Synimet e mëdha të Hasit me Anderlechtin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Synimet e mëdha të Hasit me Anderlechtin

Vetëm një titull të kampionit e kishte fituar Ancherlechti pas largimit të Besnik Hasit.

Ishte sezoni 2016/2017, kur Anderlechti fitoi për herë të fundit titullin në Belgjikë. Por ndryshe ishte situata kur Hasi ishte fillimisht si ndihmës e më pas edhe si trajner i parë i Anderlechtit.

Nën drejtimin e Hasit, Anderlechti e fitoi titullin në edicionin 2013/2014.  Titullin me Andelechtin, Hasi si ndihmëstrajner e fitoi edhe në edicionet 2009/2010, 2011/2012 dhe 2012/2013. Shkëlqimin që kishte dikur synon t’ia kthejë Hasi.

Klubi më i suksesshëm i Belgjikës, Anderlechti, të enjten shkarkoi trajnerin David Hubert dhe e zëvendësoi me Hasin deri në fund të sezonit.

Lëvizja e së enjtes erdhi pasi liga belge hyn në fazë e plejfoit. Anderlechti e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e katërt.

Hasi 53-vjeçar, ka qenë trajner edhe i skuadrave në Poloni, Greqi dhe Arabi Saudit. Kthehet ta drejtoj Anderlechtin, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt titullit në vitin 2014. Për klubin nga Brukseli ka dhënë kontribut edhe si lojtar.

“Si mund të qëndrosh i hidhëruar për diçka që është pothuajse pjesë e jote. Ky klub më ka dhënë çdo mundësi. Jo se njoh ë shumë njerëz këtu, pasi shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe dëshira për trofe. Edhe pse shoh progres, mendoj se nevoja për të fituar diçka është e madhe. Dua ta ndihmoj klubin e zemrës. Kam pasur një takim të shpejtë me kryetarin dhe ajo bisedë shkoi mirë. U vendos që të jepet një kontratë deri në fund të sezonit. Gjithçka ndodhi shpejt”, ka thënë Hasi në konferencën për media.

Hasi si lojtar me fanellën e Anderlechtit ka fitua tre tituj të kampionit dhe dy Superkupa. Ai insiston se njeh mirë ambientin në klub.

“Më kanë kërkuar të përmirësoj lojën dhe rezultatet. Unë ndihem i nderuar që do ta kem mundësi ta ndihmoj klubin e zemrës. Për mua është me rëndësi të kthej pasionin dhe shpirtin luftarak në skuadër. Me cilësinë që është këtu, ne duhet të jemi më të mirë. Jam duke u fokusuar vetëm në muajt e ardhshëm. Çfarë do të ndodhë më pas nuk është e rëndësishme tani. Unë dua ta luaj pljeofin dhe ta fitoj Kupën”, ka theksuar Hasi.

Hasi nuk ka folur për ofertat që ka pasur. Së fundmi, drejtoi Mechelenin në Belgjikë.

“Jemi në fazën më të rëndësishme të garës. Dua të fokusohemi në atë që mund të bëjmë në këtë afat të shkurtër për ta çuar këtë ekip drejt suksesit. Me cilësinë që është, mund ta ndihmoj ekipin të rris nivelin e lojës dhe të marrë rezultate pozitive”, ka thënë Hasi.

Drejtori sportiv Olivier Renard, vlerëson punën që Hasi ka bërë te Mecheleni.

“Mechelen ka luajtur futboll të bukur nën drejtimi ne Besnikut. I përshtatet filozofisë tonë dhe ne duam të shohim punën e njëjtë edhe tek Anderlechit. Unë dua të shoh një stadium që është i zjarrtë”, ka thënë Hubert.

Hasi ka qenë kapiten i Shqipërisë dhe i ka luajtur 47 ndeshje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Irani ankohet në FIFA

Irani ankohet në FIFA

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën