TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sylvinho vlerëson Serbinë dhe Letoninë

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Sylvinho vlerëson Serbinë dhe Letoninë

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, të hënën doli në konferencën për shtyp, pas publikimit të listës me 27 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme kundër Serbisë dhe Letonisë.

Tekniku kuqezi foli për zgjedhjet e tij, gjendjen fizike dhe formën e lojtarëve të ftuar, si dhe për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve.

Ai u ndal veçanërisht te përballja me Serbinë, duke e cilësuar një ndeshje të fortë, që kërkon përqendrim maksimal dhe përgatitje të detajuar.

Kjo ndeshje luhet më datën 7 qershor në “Arenën Kombëtare” dhe Sylvinho pret angazhim maksimal të ekipit.

“Të përqendrohemi te e para, Serbia. Nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë, të jemi skuadër që lufton me zemër dhe shpirt, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne. Jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona”, ka thënë Sylvinho.

Sylvinho insistoi se ka 7 ditë kohë për ta bërë gati ekipin, ndërsa shtoi se Shqipëria e njeh mirë si Serbinë ashtu edhe Letoninë, kundërshtar që i quajti të fortë fizikisht. Madje, shtoi se ndaj Serbisë, sigurisht se Shqipëria futet për fitore.

“Futbolli luhet në 90 minuta dhe mund të ndodhë çdo gjë. Kemi pasur një rrugëtim vitin e fundit, duke luajtur me ekipe shumë të forta, por edhe kundërshtari ynë i ardhshëm ka luajtur me kundërshtarë të fortë. Ata janë një skuadër fizike, rinisin mirë, kanë cilësi teknike, por ne duhet të përballemi mirë dhe kemi mundësitë tona”, u shpreh Sylvinho.

Sipas tij, Shqipëria ndaj Serbisë ka nevojë për 27 lojtarët që kanë dëshirë të madhe për të dalë në fushë, të vrapojnë duke lënë zemrën dhe shpirtin.

Ai shtoi se synimi i Shqipërisë është ta siguroj vendin e dytë në grup dhe për këtë arsye si ndaj Serbisë ashtu edhe kundër Letonisë, duhet të marrin pikë.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Masakra e Podujevës, Osmani: Kujtesa dhe drejtësia janë detyrë e përjetshme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

Haradinaj përkujton masakrën e Izbicës: Sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

​Zhbllokimi i punës së Kuvendit, deputetët para vendimeve të mëdha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën