Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho gjatë ditës së sotme ka dorëzuar listën zyrtare me emrat e 23 futbollistëve për ndeshjen me Poloninë.
Në këtë listë, Sylvinho ka lënë jashtë tre lojtarë, në të cilët nuk llogarit për këtë përballje të fazës “play-off” për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Mesfushorët Jasir Asani e Nazmi Gripshi, si dhe mbrojtësi Klinsman Cake nuk janë pjesë e listës së Sylvinhos dhe duelin kundër Polonisë do ta përcjellin nga tribunat.
Megjithatë, pjesë e listës së Shqipërisë për këtë ndeshje janë mbrojtësit Stavro Pilo e Bujar Pllana, të cilët janë ftuar për herë të parë te “kuqezinjtë”.
Ndeshja ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, luhet sot me fillim nga ora 20:45.









