TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylvinho beson se Shqipëria do të kualifikohet në Botëror

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Sylvinho kontaktohet nga klubi brazilian, i përfundon kontrata me Shqipërinë më 2025

Selektori i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, është përgjigjur shkurt për mundësinë e kualifikimit në Kupën e Botës që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Patjetër”, ishte përgjigjja e shkurtër e Sylvinhos në fund të intervistës dhënë për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sylvinho ka folur në fillim të intervistës për ndeshjet e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar. Ai është i kënaqur me arritjet dhe rezultatet e ekipit kuqezi.

“Pas një momenti shumë të vështirë në Letoni, më pas në shtator kemi mundur Letoninë, në tetor kemi mundur Serbinë në transfertë dhe në nëntor Andorrën po në udhëtim. Ai ka qenë momenti kur kam parë një skuadër më të matur, pas tre vjetësh që kam parë kualifikueset e Evropianit dhe një Evropian të rëndësishëm dhe të bukur”, ka thënë Sylvinho.
“Mund të them që tashmë jemi mësuar të luajmë ndeshje të rëndësishme, vendimtare, qoftë ndaj Italisë apo ndaj një skuadre pak më modeste. Këta lojtarë kanë filluar të kuptojnë dhe të luajnë ndeshje me kombëtare të rëndësishme, vendimtare. Ata kanë bërë shumë mirë, në të tria ndeshjet radhazi, nuk ka qenë e lehtë, kemi fituar dhe kjo na ka sjellë në plejof. Sipas meje, ata tre muaj kanë qenë shumë të bukur.

Ai ka komentuar edhe për Poloninë, kundërshtaren e plejofit për kualifikim në Botëror. Ndeshja Poloni – Shqipëri luhet në Varshavë më 26 mars. Finalja e plejofit është më 31 mars.

“Flasim për dy ndeshje, të gjithë vijnë aty në 100% e tyre. Herë pas here dëgjoj këtu që mund të ketë një skuadër e dobët apo të lehtë për t’u mundur. Unë si trajner që e jetoj futbollin prej një dekade, nuk jam dakord. Futbolli ka ndryshuar, shikohet çdo gjë, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Polonia është një skuadër e fortë, e njohim mirë. Polakët kanë një proces, ne kemi një tjetër, tani do të luhet, mund të ndodhë gjithçka”, ka shtuar Sylvinho.

Polonia nuk është kundërshtare e panjohur për Shqipërinë. Sylvinho ka bërë krahasimin e përballjeve të mëhershme me polakët.

“Për futbollin, tre muaj pas ndryshon çdo gjë, tani po flasim për 2-3 vite më parë. Polakët kanë një skuadër shumë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Pak njerëz e dinë ose e kujtojnë që e njëjta Poloni katër vjet më parë shkonte në plejof për Botërorin e vitit 2022. Ndeshjen e parë nuk e ka luajtur, sepse ishte ndaj Rusisë, por në ndeshjen e dytë ka mundur Suedinë me rezultatin 2:0. Është një skuadër me lojtarë të rëndësishëm, janë të mësuar dhe e njohin mirë fazën plejof, kanë marrë pjesë edhe në Botëror. Nga ana jonë, kemi një skuadër që është përmirësuar shumë, është një skuadër që tashmë është mësuar të luajë ndeshje të vështira, vendimtare, përveç vështirësisë, se të gjitha janë të tilla, por ndeshje vendimtare”, u shpreh Sylvinho.

“Janë 90 minuta, ku e di që duhet të gabosh sa më pak dhe që çdo gjë është e rëndësishme, pasi gabimi më minimal mund të të bëjë shumë dëm. Unë besoj shumë në skuadrën tonë, në lojtarët dhe punën tonë. Mungojnë ende 2-3 muaj, uroj të shkojmë atje me forcën tonë maksimale”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Auto Draft

Tregu i ri i veturave në Bërnicë-qytetaret ankohen për shkak të hapësirës së vogël

Auto Draft

Mirjeta e mposhti kancerin e gjirit, rrëfen betejën e vështirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën