TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

by teve1
3 javë ago
1
A A
Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë një vizite në Kosovë tha se presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi nuk kishte lejuar që në Presidencë të kërkoheshin prova kundër Thaçit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Syla e ka cilësuar deklaratën e Ramës si të “kurdisur” dhe si një përpjekje për t’i dhënë “kredi politike” presidentes Osmani në raport me çështjen e Thaçit.

Sipas Sylës, pretendimet për presion apo kërcënim ndaj Osmanit nuk qëndrojnë, pasi, sipas tij, ajo nuk ka qenë asnjëherë në rrezik nga askush.

Ai e ka cilësuar gjithashtu këtë deklaratë si një nga gjestet më të papranueshme të Ramës në karrierën e tij politike.

“Edi Rama e ka kurdisur këtë deklaratë, sepse nuk ka pasur asnjë sekret dhe asnjë rrezik apo presion ndaj Vjosa Osmanit. Kjo ishte një bllof, një përpjekje për t’i dhënë kredi politike. Është gjesti më i shëmtuar i Edi Ramës në karrierën e tij, t’i japë kredi një personi që nuk ka qenë nën presion. Ajo ka vrapuar menjëherë drejt kasafortës, sikur ne të ishim kusarë dhe ta merrnim shtetin me vete. Mos ta bëjnë heroinë një person që për Hashim Thaçin ka thënë se ka kaluar koha kur nuk ka më tregtarë kufijsh; këtë nuk e besojnë as pionerët”, ka deklaruar Syla.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën gjatë vizitës së tij në Kosovë ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidentit.

Sipas Ramës, këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidentit.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Presidentja Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua, që edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës se me demek do kërkoni edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit. Natyrisht do të vendoste Kosovës në sytë e botës ku deri në zyrën e presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet. Për nderin e saj dhe të Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, deklaroi Rama./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fitër Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Vitrat më të shtrenjta këtë Ramazan, BIK vendos shumat e reja

Haxhiu takon ambasadorin zviceran, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Haxhiu takon ambasadorin zviceran, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Begaj takohet me Sinanin, flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Begaj takohet me Sinanin, flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Abdixhiku pas propozimit për qeveri nacionale të tranzicionit: Kam marrë gatishmëri të disa prej liderëve

AGK dënon gjuhën e Lumir Abdixhikut ndaj mediave: E papranueshme dhe e rrezikshme

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën