TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla viziton Katarin, dakordohen për bashkëpunimin mes policisë së dy vendeve

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Sveçla viziton Katarin, dakordohen për bashkëpunimin mes policisë së dy vendeve

Në shoqërim të Kryeministrit të Katarit dhe të ministrave e zyrtarëve të tjerë nga vende të tjera, ministri Sveçla ka marrë pjesë në inaugurimin e Panairit “Milipol 2022”, ku është njoftuar për pajisjet e teknologjinë e fundit në fushën e sigurisë.

“Gjatë takimit me drejtorin e Sigurisë Publike, gjeneral major Saad bin Jassim Al Khulaifi, ministri Sveçla ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit midis Policisë së Kosovës dhe të Katarit. Në këtë kuadër, është arritur pajtimi që dy palët të shkëmbejnë vizitat dhe të fuqizojnë bashkëpunim në çdo fushë, me theks të veçantë në sektorët që kanë të bëjnë me sigurinë publike. Gjatë qëndrimit në Doha, ministri Sveçla ka vizituar edhe Qendrën Komanduese Kombëtare (NCC), Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, Institutin e Policisë, Qendrën e Forcës së Sigurisë së Brendshme (Lekhëiya) dhe Qendrën e Mbrojtjes Civile”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Qendrën Komanduese Kombëtare (NCC), ministri Sveçla është pritur nga brigadieri Khalifa Abdullah Al Nuaimi, i cili e ka njoftuar për detyrat dhe rolin e kësaj qendre.

Ai është njoftuar me sistemet e teknologjitë e fundit që përdor kjo qendër dhe me përgatitjet e saj për të siguruar mbarëvajtjen e Kupës së Botës FIFA 2022, që këtë vit mbahet në Katar.

“Në Institutin e Policisë së Katarit, ministri Sveçla është pritur nga drejtori Nënkolonel Ali Saud Al-Hanzab, i cili e ka njoftuar me programet që ofron ky kolegj për përgatitjen e kuadrove të përgatitur në aspektin shkencor e praktik për të kryer detyrat e tyre si pjesë e Policisë. Ndërsa, drejtori i Qendrës së Sigurisë Kibernetike, Abdulrahman Ali Al Farahid Al Maliki, e ka njoftuar ministrin Sveçla dhe delegacionin që e shoqëronin me funksionimin e kësaj qendre”, thuhet më tej në njoftim.

Në vizitën që e ka bërë ministri Sveçla në Forcën e Sigurisë së Brendshme (Lekhëiya) dhe në Qendrën e Mbrojtjes Civile, ai është njoftuar me mënyrë e funksionimit, detyrat e përgjegjësitë, si dhe me pajisjet e teknologjinë që përdorin. Gjithashtu, janë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Katarit. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shkup organizohet tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Shkup organizohet tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

BQK përfshihet në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për EUREP

BQK përfshihet në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për EUREP

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

Bin Salman takohet me shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së në Xheda

Bin Salman takohet me shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së në Xheda

Në Shkup organizohet tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Shkup organizohet tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kallas thotë se Rusia synon të frikësoj vendet perëndimore pas një sulmi në trenin e pasagjerëve

Kallas thotë se Rusia synon të frikësoj vendet perëndimore pas një sulmi në trenin e pasagjerëve

BQK përfshihet në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për EUREP

BQK përfshihet në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për EUREP

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit

Kryetarja e AfD-së u bën thirrje ukrainasve në Gjermani të kthehen në vendin e tyre

Kryetarja e AfD-së u bën thirrje ukrainasve në Gjermani të kthehen në vendin e tyre

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën