Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas aksionit të Policisë së Kosovës të mërkurën në veri të Mitrovicës ka thënë se terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.
Sveçla në postimin e tij në rrjetin social Facebook ka shtuar se nuk do të ndalen, në çdo cep të Republikës.
Në këtë aksion të radhës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.
“Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë. Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë. Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar ai.
Policia me aksion në veri, në një apartament gjen antiplumb e çantë ushtarake