Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se tashmë i vetëvrari ishte lokalizuar nga Policia e Kosovës, por përkundër tentativës që të negociojnë me të dorëzimin, Halili e ka vrarë veten.
“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”.