TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Rama mundohet që fajin për dështimet e tij t’ia lë nivelit qendror

by Tëvë1
1 vit ago
3
A A
Sveçla: Rama mundohet që fajin për dështimet e tij t’ia lë nivelit qendror

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se viti 2024 për kryeqytetin ishte një vit shumë intensiv dhe sfidues. E si sfidë të madhe e quan mos përkrahjen nga Qeveria apo pengimin që ata bënë në projektet e kryeqytetit.

E për këtë çështje ka folur, shefi i Asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla i cili ka thënë se asgjë nuk është e veçantë dhe e re nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ngase sipas tij po mundohet që fajin për dështimet e tij t’ia lë nivelit qendror.

“Asgjë e veçantë dhe asgjë e re nga Përparim Rama, është në vitin e fundit të mandatit të tij dhe tash e dy tri vite që kisha me thanë Rama ankohet dhe mundohet që fajin për dështimet e tij të ia lë nivelit qendror e herë herë edhe grupit tonë të asamblistëve, Rama kur e ka fituar Prishtinën nuk e ka fituar duke premtuar se unë do të bëjë këtë me ndihmën e Qeverisë së Kosovës ose unë do të realizoj atë projekt me ndihmën e kujdo qoftë”, ka deklaruar Sveçla në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Madje sipas Sveçlës kjo është një nën sens politik dhe logjik, ku po pësojnë qytetarët e Prishtinës.

“Është një nën sens sa politik ashtu edhe logjik, mirëpo që fatkeqësisht nga kjo po pësojnë qytetarët e Prishtinës, vazhdon degradimi, mungesa e investimeve kapitale, vazhdon Prishtina të jetojë në një gjendje të paparë në vitet e kaluara. Qytetarët e Prishtinës vëllimin e problemeve me të cilën ballafaqohen e kanë më të madhe se kurdo herë më parë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai thotë se Unaza e Kryeqytetit është e paevitueshme që të bëhet.

Sveçla përmend shifrën 130 milionë euro të cilën kryeqytetit i kanë mbetur nga investimet kapitale.

“Unë e kam shumë të qartë se duhet të bëhet Unaza e Kryeqytetit, është e paevitueshme që ajo do të bëhet dhe se do të bëhet me përkrahjen e nivelit qendror, mirëpo kjo do të ndodhë atëherë kur t`i vie koha dhe radha. Ramës për gjatë këtyre tri viteve që ka udhëhequr me Prishtinën i kanë tepruar vetëm nga kategoria e investimeve kapitale përmbi 130 milionë, vitin e fundit këtë që e lam mbrapa i kanë tepruar 33 milionë është subliciti. Opozita në nivel qendror po bllokon dhe po vazhdon të bllokon pushtetin në këtë rast LVV-në vetëm te çështja e aprovimit të kredive ndërkombëtare, të cilat në Kuvendin e Kosovës duhet të votohen”, ka theksuar Sveçla./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku paralajmëron reforma në LDK: Na duhen njerëz që ndërtojnë, jo që pengojnë

Rezultatet e para të KQZ-së për subjketet politike

Numërohen të gjitha votat, këto janë rezultatet preliminare

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: LVV bie në të gjitha komunat, LDK dhe AAK shënojnë rritje

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Leipzigu nis bisedimet për Asllanin

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi, transferimi i parë te Fenerbahçe

Nga Australia në Evropë, këto janë vendet që po marrin masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale

Nga Australia në Evropë, këto janë vendet që po marrin masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku paralajmëron reforma në LDK: Na duhen njerëz që ndërtojnë, jo që pengojnë

Begaj mirënjohës ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë

Rezultatet e para të KQZ-së për subjketet politike

Numërohen të gjitha votat, këto janë rezultatet preliminare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën