Përmes një postimi në Facebook, Sveçla, ka thënë se me presidenten Osmani kanë vizituar edhe zyrtarët policorë në Jasenovik dhe Pikën Kufitare në Bërnjak, për të shprehur mbështetjen për kryerjen e detyrave të tyre shtetërore.
“Patëm nderin e veçantë që sot të presim në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere Presidenten e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani – Sadriu, e cila ndau dekorata për zyrtarë e njësi policore në shenjë mirënjohje për punën profesionale e me përkushtim në ruajtjen e sovranitetit dhe ofrimin e sigurisë publike në tërë Republikën. Me këtë rast, vizituam edhe zyrtarët policor në Jasenovik dhe Pikën Kufitare në Bërnjak, për të shprehur mbështetjen e të gjithë neve për kryerjen e detyrave të tyre shtetërore.”, ka shkruar ai.
Teksa ka thënë se profesionalizmi, puna dhe përkushtimi i të gjithë zyrtarëve polior por edhe i institucioneve të tjera të sigurisë, janë motiv për të gjithë që të punojmë dhe më shumë për të mirën e përgjithshme./teve1.info./







