Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai thotë se pas hetimeve rezulton se bëhet fjalë për më shumë se dy raste të dhunimit të së miturës.
“Rasti tjetër ëstë i dhunimit të së miturës 11-vjecare në të cilin po besoj të gjitha institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht për të zbuluar të gjitha elementet kriminale në këtë rast fatkeqësisht pas hetimeve intensive të PK por edhe të IPK të cilët i kam kërkuar të kyçet në hetime kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë për një rast fatkeqësisht as për dy raste, por më shumë raste të keqpërdorimit të dhunimit 11-vjecares”, tha ai.
Tutje, Sveçla thotë se ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të gjithë të përfshirët në këtë rast të hetohen.
“Unë kërkesën kryeshefit të IPK-së ia kam bërë të drejtëpërdrejtë në mënyrë që të gjithë të përfshirët të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që institucionet e Kosovës të informohet drejtë mbi atë se çka ka ndodhë se çka institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë, se po ndërmarrin dhe po ashtu që sa më shpejt që është e mundur urgjentisht të dalin me të gjithë të gjeturat e këtij rasti jashtëzakonisht të rëndë”, shtoi ai.
Madje, ministri vlerëson se në bazë të informacioneve aktuale, bëhet fjalë për dështime të njëpasnjëshme të organeve të rendit.
“Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve për të mbrojtë së pari këtë të mitur dhe pastaj edhe për të identifiku se çka ka ndodhë por edhe identifiku të gjithë dhunuesit të cilët fatkeqësisht ende nuk janë arrestuar të gjithë dhe unë pres që PK nën direktivat e prokurorit aktual të angazhohet maksimalisht që e gjithë e vërteta të zbulohet”, shtoi ai./teve1.info/