TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Në grupin që kreu sulm terrorist në Banjskë, ishte edhe Milorad Jevtiç, bashkëpunëtor i djalit të Vuçiqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kuvendi do të nxjerrë rezolutë për dënimin e sulmit terrorist në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga dëshmitë e gjetura në vendin ku ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, policia ka gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic, të cilat sipas tij, dëshmojnë se Jevtiç, ka qenë në grupin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës.

Sipas Sveçlës, Jevtiç njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afërm të djalit të presidentit serb.

“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq”, ka shkruar Sveçla në Facebook, përcjell teve1.info

Ai ka thënë se nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë kanë qenë me Jevtiç me të njëjtën veturë.

Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

“Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, ka shkruar Sveçla.

Pjesë e grupit që kreu sulmin terrorist më 24 shtator, ku një polic i Kosovës mbeti i vrarë, ka qenë edhe Milan Radoiçiq, i cili në atë kohë ishte edhe nënkryetar i Listës Serbe.

Pjesëmarrjen në këtë sulm e ka pranuar edhe ai.

Radoiçiq është arrestuar në Serbi, dhe është liruar ende pa bërë 24 orë nga caktimi i ndalimit prej 48 orë. Ai nga gjykata atje është akuzuar se ka blerë armë nga Bosnja.

Tre pjesëtarë të grupit terrorist janë vrarë në përleshje me Policinë e Kosovës dhe dy janë arrestuar.

Kosova ka kërkuar që Serbia të ndëshkohet për këtë agresion ndaj Kosovës, si dhe ka kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtarë dhe personat përgjegjës dhe pjesëmarrës në sulm të ekstradohen në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën