TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla: Kosova vlerësohet nga të gjithë si shteti më demokratik në Ballkan

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Republika e Kosovës vlerësohet nga të gjithë si shteti më demokratik në Ballkan, duke ruajtur dhe promovuar vlerat dhe parimet bazë të të drejtave të njeriut.

Sveçla thotë se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë, mirëpo përkundër të gjitha rrethanave dhe sfidave, Policia e Kosovës dhe të gjithë aktorët e sigurisë vazhdojnë të angazhohen maksimalisht për ofrimin e sigurisë për vetën dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Situata e sigurisë në veriun e vendit tonë vijon të mbetet e brishtë mirëpo përkundër të gjitha rrethanave dhe sfidave me të cilat ballafaqohemi, Policia e Kosovës dhe të gjithë akterët e sigurisë po vazhdojnë të angazhohen maksimalisht dhe suksesshëm për ofrimin e sigurisë për vendin dhe të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Republika e Kosovës vlerësohet nga të gjithë si shteti më demokratik në Ballkan, duke ruajtur dhe promovuar vlerat dhe parimet bazë të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tha se çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ai tha se ballafaqohet me drejtësinë.

“Çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë. Ky për ne është një parim themelor i cili vlen ndaj të gjithëve dhe pa dallim etnie”.

Gjithashtu, Sveçka ka shkruar se mbrëmë e ka parë videon të cilën e ka quajtur “denigruese” ndaj një të arrestuar, i cili ndodhej në ndalim në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Jugut, ku thotë se zyrtari policor që e ka kryer këtë akt është suspenduar nga puna.

“Mbrëmë përmes mediave kam parë videon denigruese ndaj një të arrestuari teksa ndodhej në ndalim në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Jugut. Zyrtari Policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra dhe po vijojnë procedurat hetimore nga IPK”, ka shkruar ai.

Ai thotë se pa asnjë hezitim ka ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të fillojë hetimet për këtë rast.

“Kam përgëzuar dhe vazhdoj të përgëzoj secilin aksion të organeve tona që bëhet me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë e të sigurt, për mirëqenie, barazi e drejtësi për të gjithë dhe pa dallim. Mirëpo, inçizimi i të arrestuarit apo të burgosurit është absolutisht i papranueshëm dhe është i dënueshëm me të gjithë mekanizmat ligjor në dispozicion. Prandaj, pa asnjë hezitim dje kam ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast”./teve1.info/

Tags: ArrestimePolicia e KosovesXhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

Haxhiu: Kërkesa e Prokurorisë, orvatje për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

BE dënon masat e reja të Izraelit për zgjerimin e kontrollit në Bregun Perëndimor

BE dënon masat e reja të Izraelit për zgjerimin e kontrollit në Bregun Perëndimor

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

Haxhiu: Kërkesa e Prokurorisë, orvatje për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën