TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla i reagon Listës Serbe: Fasada e rrejshme nuk zgjatë më shumë se deri te aksioni i radhës i Policisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, i ka reaguar Listës Serbe, për aksionin antidrogë në veri ku u shkatërruan tre laboratorë droge, dhe tha se bashkëpronar i njërit prej laboratorëve të shkatërruar të drogës në veri, është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës.

Por, Lista Serbe këtë e mohoi duke thënë se Milan Deleviqi nuk është në mesin e të arrestuarve.

Ndërsa, Sveçla në reagimin e tij ka publikuar emrat e tre të arrestuarve si pronarë të këtyre laboratorëve.

Ai ka thënë me laboratorë drogë, kriminel si mjete politike, fasada e tyre nuk zgjatë më shumë se deri te aksioni i radhës i Policisë së Kosovës.

“Qenkan trazuar këtë të diel Lista Serbe dhe Petkovic me disa reagime. Çështja në fjalë është e thjeshtë. Me laboratorë droge, trafikantë e kriminelë si mjete politike, fasada e rrejshme nuk zgjatë më shumë se deri te aksioni i radhës i Policisë së Kosovës. 8 laboratorë droge janë shkatërruar brenda mandatit tonë, vetëm sot janë shkatërruar 3 sosh. Pronarët e tyre: Miljan Delevic, Ivan Slavic, Dusan Slavic e Nikola Filgjokic, janë të përfshirë në sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, në ngritjen e barrikadave e në kërcënimet e sulmet ndaj serbëve që kanë refuzuar të bashkëpunojnë me ta”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka publikuar edhe fotografi kur këta persona janë vizituar nga Vuçeviç dhe Petkoviç pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

“Pas sulmit ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës këta janë vizituar nga Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Milos Vucevic, nga Petkovic ndërsa mbështeteshin e mbroheshin nga Lista Serbe e Milan Radojciq. Ministrat e Serbisë të përfshirë në këto instrumentalizime me banda kriminale sonte do të dëshironin mos të ekzistonin këto foto e video. Por ato ekzistojnë dhe janë dëshmi e fortë se çfarë fshihet pas “politikës” së tyre”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës në një aksion antidrogë në veri ka shkatërruar tre laboratorë ku dy nga ta kishte të mbjellura bimë narkotike, ndërsa njëri kishte pajisje për përpunimin e tyre.

Sipas ministrit Sveçla 2.3 milionë euro ishte vlera e drogës dhe pajisjeve të sekuestruara në veri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Takohen Kurti e Hamza, s’mirren vesh për presidentin

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Njohësit: Ligji për çmimet tavan duhet të jetë i përhershëm

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Takohen Kurti e Hamza, s’mirren vesh për presidentin

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Njohësit: Ligji për çmimet tavan duhet të jetë i përhershëm

Auto Draft

Rrëfimi i Sheremet Sejdiut, si iu vranë katër djemë nga forcat serbe

Netanyahu: Khamenei s’është më me ne

Netanyahu: Khamenei s’është më me ne

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Rama reagon për protestën: Opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën