Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur besimin e tij se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sonte, në seancën e 54-t me radhë.
I pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit, teksa po bëhen përgatitjet për tentativën e fundit brenda afatit kushtetues, Sveçla u përgjigj shkurt:
“Paaj… Po.”
Kjo është tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit, përpara se të skadojë afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në sallë pritet të zhvillohet një seancë vendimtare që mund të përcaktojë fatin institucional të vendit.