TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla: Djali i Vuçiq ka hyrë në territorin e Kosovës si një qytetar i rëndomtë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla: Gjendja e sigurisë është stabile, por duhet vigjilencë

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla ka deklaruar se djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme ka hyrë në territorin e Kosovës si një qytetarë i rëndomtë.

Kjo sepse sipas tij, edhe sipas marrëveshjes së Brukselit nuk ka procedura të veçanta për hyrjen e qytetarëve serb në territorin e Republikës së Kosovës.

“Djali i Aleksandar Vuçiqit ka hy si një qytetar i rëndomtë edhe sipas marrëveshjes së Brukselit për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veqanta. Ai më pas është shfaqur në Graqanicë me bluzë  provokative por Policia e Kosovës kanë marrë vendim që të ndalin dhe të kontrollojnë veturat të cilat janë sjellë në mënyrë të quditshme. Atij i është kërkuar edhe heqja e kësaj bluze me mesazh provokativ për shumicën e qytetarëve të Kosovës dhe me kaq e gjitha ka përfunduar ata janë larguar në Serbi”, tha ai.

Tutje Sveçla tha se Vuçiq përveç faktit se ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e ish presidentit Slobodan Millosheviq, ai po e dëshmon dita ditës që sipas tij, është një gënjeshtar kronik.

“T’ju them të drejtën ne të gjithë e dimë që Vuçiq ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviqit por se është gënjeshtar kronik po na e dëshmon për çdo ditë, djali i tij nuk është ndalë tri herë nga Policia e Kosovës, është ndalë vetëm një herë në dalje të komunës së Prishtinës në drejtim të Serbisë kaq”, shtoi ai.

Tutje Sveçla the se djali i Vuçiqit ka hyrë përmes pikës kufitare të Merdares, teksa eskortës së tij, sipas ministrit Sveçla, nuk i është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar për ndalimin e djalit të tij nga Policia e Kosovës. Kjo për shkak të mbishkrimit në bluzën e tij “dorëzimi nuk është opsion”.

Për këtë presidenti serb e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për siç tha ai, kurajon e tij, teksa theksoi se djali i tij, Danilo është pak më trim se Kurti.

“E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën