TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla akuzon sistemin e drejtësisë për vrasjen e mbrëmshme në “Bon Vivant”

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla: Gjendja e sigurisë është stabile, por duhet vigjilencë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku një 39-vjeçar humbi jetën e dhjetëra të tjerë u lënduan si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Sveçla tha se 39-vjeçari humbi jetën nga dora e kriminelëve, që sipas tij për arsye të dështimeve të drejtësisë kanë qenë të lirë.

“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë. Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetëra të rinj të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri thotë se palët e përfshira në këtë ngjarje kanë me dhjetëra vepra të mëhershme penale.

“Palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetra vepra të mëhershme penale. Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme! Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre”.

Ai thotë se Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të iniciojë themelimin e një taskfore për hetim të thellë, jo vetëm për këtë rast, por edhe të rasteve të ngjashme si kjo.

“Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontigjent kriminal. Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme!”, ka shkruar Sveçla.

21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti sipas Policisë së Kosovës raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy palëve. Katër të dyshuarit kanë mbetur të hospitalizuar në QKUK, dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar nën përkujdesjen e policisë.

Një person vdiq nga katër të plagosurit, kurse 17 janë lënduar. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati./teve1.info/

Tags: Ministria e DrejtesiseVrasje në PrishtinëXhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Shiti pronat e xhaxhait duke falsifikuar dokumente, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Shqipëria miraton në parim marrëveshjen me Bordin e Paqes për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Shiti pronat e xhaxhait duke falsifikuar dokumente, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën