TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Aktet kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Sveçla: Aktet kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten kërcënimet më serioze në mbarë botën.

Sipas tij, këto fenomene që askush s’mund t’i luftojë i vetëm, puna e përbashkët është rruga më e qëndrueshme për t’i trajtuar ato.

Ai shtoi se aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

“Përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimi i religjionit që ka qenë prezent deri tani, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm janë në rritje. Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit”.

“Institucionet tona janë të përkushtuara që të përshtatin format dhe veprimet për tu ballafaquar me format e reja të ekstremizmit dhe terrorizmit. Bashkëpunimi në mes shteteve është esencial në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Kam vazhduar të shtyjë përpara qasjen në parandalim dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme në vend siç janë gratë dhe fëmijët”, theksoi ai.

“Përgjatë viteve ne si shoqëri filluam të përballemi me problemin e radikalizimit dhe terrorizmit, institucionet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë filluan të zhvillojnë masa operative dhe strategjike për tu përballur me këtë kërcënim të ri. Në bazë të punës së deritanishme në luftimin e terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e këtij problemi, në trajtimin e çështjeve në parimet e bazuara të njeriut dhe nevojës për të qeverisur në një shoqëri pa dallim. Republika e Kosovës ka qenë shumë aktive në marrjen e masave në parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Për tu ballafaquar me ekstremizmin dhe terrorizmin Kosova ka përdorur dy qasje kryesore, që përfshinë hetimin, arrestimin dhe dënimin e atyre që janë bashkuar në konflikte të huaja përkrahë organizatave terroriste”.

Ai gjithashtu tha se Policia, Prokuroria dhe Gjykatat kanë bërë një punë të mirë në hetimin dhe dënimin e tyre.

“Por duhet bërë edhe më shumë që të jepet mesazh i qartë përballë kësaj veprimtarie. Kemi përdorur edhe qasjen e butë duke iu ofruar të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre organizatave që të jenë pjesë e rehabilitimit dhe riintegrimit. Ky është një program që përveç aktiviteteve specifike adaptohet në bazë të kërkesave që mund të dyfishohen.Bazuar në vlerësimet e deritanishme, programet e rehabilitimit dhe riintegrimit për të kthyerit nga luftërat e huaja, u ka mundësuar atyre rikthim të ngadaltë por të sigurt”. /eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën