TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Suspendohet një zyrtar policor pas incidentit në parkingun e një qendre tregtare

by teve1
4 javë ago
2
A A
IPK arreston një polic për marrje ryshfeti, pasi lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet lidhur me një incident të raportuar në parkingun e një qendre tregtare, ku janë përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur.

Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti ka ndodhur gjatë pasdites së ditës së djeshme dhe dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun.

Pas marrjes së informacionit për rastin, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar rrethanat dhe për të mbledhur informacionet fillestare.

Personat e përfshirë më pas janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit.

Gjatë procedurave të mëtejshme, në IPK janë paraqitur pretendime për tejkalim të autorizimeve policore nga një zyrtar tjetër.

Njëri prej personave të përfshirë ka pretenduar se, pas shoqërimit në polici, ndaj tij është përdorur forcë nga një zyrtar policor në Stacionin Policor në Graçanicë.

Lidhur me këto pretendime, hetuesit e IPK-së kanë qenë në kontakt me prokurorin kompetent dhe, nën drejtimin e tij, kanë ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

“Lidhur me këto pretendime, hetuesit e IPK-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin kompetent dhe, nën drejtimin e tij, kanë ndërmarrë dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të të gjitha rrethanave të rastit. Në kuadër të hetimit, zyrtari policor i dyshuar për keqtrajtim është suspenduar me rekomandim të IPK-së ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, hetimet ndaj qytetarëve të përfshirë do të vazhdojnë të zhvillohen nga Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, nën dyshimin për veprën penale të sulmit.

Sa i përket zyrtarit policor me gradën e kapitenit, veprimet hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së, nën dyshimin për veprën penale të kanosjes.

“IPK thekson se hetimi është në fazën fillestare dhe se të gjitha veprimet hetimore po zhvillohen në koordinim me prokurorin kompetent, duke respektuar procedurat ligjore, të drejtat e të gjitha palëve të përfshira dhe parimin e prezumimit të pafajësisë. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar që çdo pretendim për keqpërdorim të autorizimeve policore apo shkelje të të drejtave të qytetarëve të trajtohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me ligjin”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Nis takimi Kurti – Hamza

Nis takimi Kurti – Hamza

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

Ditari: 02.10.2026

Ditari: 02.10.2026

Shqipëria synon pikë ndaj Finlandës për tu konfirmuar në krye të grupit  

Shqipëria synon pikë ndaj Finlandës për tu konfirmuar në krye të grupit  

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën