TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Suspendimi i katër policëve të Njësisë Speciale, Sindikata beson në pafajësinë e tyre

Katër policë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë janë suspenduar pasi që kanë bërë shaka në një grup privat me kryeparlamentarin, Dimal Basha. Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë suspendim, derisa Sindikata ka shprehur bindjen në pafajësinë e tyre.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi zyrtarë policorë, janë suspenduar të martën nga vendi i punës.

Katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, kanë pranuar një vendim për suspendim në kohëzgjatje prej tri ditësh.

Autoriteti që mbikëqyr punën e policëve, Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për tëvë1, ka mohuar se ka bërë rekomandim për suspendimin e tyre.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju njofton se nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim për këtë rast, ju lutem i referoheni me kërkesë Policisë së Kosovës për informacione shtesë”, thuhet nga IKP.

Në vendimin e marrë nga drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija bëhet e ditur se deri te suspendimi ka ardhur si pasojë e një shakaje që policët kanë bërë në një grup privat në një rrjet social.

Bëhet fjalë për kryeparlamentarin e sapozgjedhur, Dimal Basha.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës, në një përgjigje për mediumin.

Aty thuhet se janë të informuar për rastin dhe shprehin binjden në pafajësinë dhe profesionalizmin e këtyre policëve.

“Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se është informuar nga përfaqësuesi sindikal i zyrtarëve policorë lidhur me rastin në fjalë. Ne po e ndjekim nga afër procesin që është duke u zhvilluar ndaj katër zyrtarëve policorë, të cilët aktualisht janë të suspenduar nga detyra. Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh bindjen e saj të plotë në pafajësinë dhe profesionalizmin e këtyre zyrtarëve dhe beson se pas përfundimit të kësaj periudhe të suspendimit, ata do t’i kthehen detyrave të tyre”, kanë thënë nga sindikata.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës pasi vendimi është marrë nga ta, por që deri në publikim të kronikës nuk ka pasur përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli akuzon LDK-në: Po përdor buxhetin si metamorfozë për të arsyetuar humbjen e 28 dhjetorit

Qorrolli akuzon LDK-në: Po përdor buxhetin si metamorfozë për të arsyetuar humbjen e 28 dhjetorit

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

Ngrica në mëngjes, reshje bore gjatë ditës

Të enjten reshje bore

Historia interesante – Pozherani i Vitisë nikoqir i nxënësve nga Sarajeva

Ballkani angazhon trajner kroat

Ballkani angazhon trajner kroat

Mourinho e do yllin e Chelseat te Roma

Mourinho fiton me Benfican në Champions

Osimhen tanimë i ka thënë po transferimit te gjiganti evropian

Galatasaray pëson në Stamboll

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

Qorrolli: Synojmë fitore që na mundëson formimin e institucioneve, opozita fajtore për zgjedhjet

“Këndi i Debatit” 25.11.2025

“Këndi i Debatit” 25.11.2025

Ngrica në mëngjes, reshje bore gjatë ditës

Të enjten reshje bore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën