TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja rrëzon ankesën e PDK-së për anulimin e mijëra votave me postë

by Tëvë1
6 muaj ago
0
A A
PDK-ja mban konferencë për media

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër vendimit të PZAP-së lidhur me rreth 20 mijë vota të dërguara me postë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kësisoj, PDK-së i janë shterur të gjitha rrugët ligjore për ankimimin e rreth 20 mijë votave të dërguara me postë nga diaspora, të cilat ata pretendojnë se kanë ardhur pas afatit ligjor.

Gjykata Supreme, në një njoftim për media të enjten, tha se ankesa e PDK-së është e pathemeltë.

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë”, thuhet në njoftim.

“Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës”, tha Supremja në njoftim.

Gjykata Supreme tha se vlerëson se afatet ligjore janë garanci për palën ankuese dhe detyrim për organet përgjegjëse për shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, ndërsa veçanërisht afatshmëria e ankesave në procesin zgjedhor është jetike për t’u përmbyllur si i tillë dhe të mos ketë prolongime kohore.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu një ditë pas zgjedhjeve.

Neni 96 thotë se “vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve”.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, shkroi të enjten e kaluar në Facebook se propozimi për pranimin e fletëvotimeve pas afatit u miratua në KQZ “me vetëdije se po bëhej shkelje ligjore, edhe pse kjo u arsyetua me qëllimin që të mos keqkuptohej se jemi kundër mërgatës”.

“Prandaj, organet kompetente duhet të vendosin në mënyrë meritore lidhur me vendimin e KQZ-së për pranimin e fletëvotimeve jashtë afatit ligjor”, shkroi Gashi.

Por, Alban Krasniqi – anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, e cila i fitoi bindshëm zgjedhjet përfshirë edhe votat me postë – e akuzoi PDK-në për ankesë të “turpshme” kundër mërgatës.

Tags: Gjykata SupremepdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Momente dramatike në rrugën A pronari e rrezikon jetën, nuk e lejon rrënimin e shtëpisë

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Bujqit nga Kovragë e Istogut presin kompensime nga shteti

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Konflikti “Capat” dhe “Sekiraqët” – Ndaj të pakapshmëve të drejtësisë do të zhvillohet gjykim në mungesë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

Alarmon Estofex – Kosova në nivelin e 3-të të rrezikut nga stuhitë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

Rrënohen 11 prona afër Ujmanit – Serbët i ndërtuan pa leje në parcelën e “Ibër Lepencit”

Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

Haradinaj kërkon reagim institucional pas stuhisë dhe reshjeve të mëdha në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën