TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja: Kushtetuesja nuk e rrëzoi vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
Supremja: Kushtetuesja nuk e rrëzoi vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve që lidhen me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për tregun e lirë të energjisë elektrike, duke sqaruar se aktgjykimi i saj që kishte aprovuar padinë e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk është rrëzuar dhe nuk është kthyer në rishqyrtim.

Sipas Gjykatës Supreme, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i referohet aktgjykimit P.A.nr.18/2025, me të cilin ishin shpallur të paligjshme dhe ishin shfuqizuar disa dispozita të udhëzuesve për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Gjykata ka bërë të ditur se vendimi i Kushtetueses lidhet me një rast tjetër, konkretisht me aktvendimin P.A.nr.24/2025, përmes të cilit ishte hedhur poshtë si e palejueshme padia e një operatori ekonomik, me arsyetimin se akti i kontestuar nuk përmbante elementet e një akti nënligjor normativ dhe për këtë arsye nuk mund të shqyrtohej në procedurë administrative.

Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe qasje efektive në drejtësi, duke vlerësuar se Gjykata Supreme ishte fokusuar kryesisht në formën juridike të dokumentit dhe jo në efektet konkrete juridike dhe ekonomike që ai prodhonte për palën paditëse.

Për pasojë, Kushtetuesja shpalli të pavlefshëm aktvendimin P.A.nr.24/2025 dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Ndërkohë, Gjykata Supreme theksoi se aktgjykimi P.A.nr.18/2025, i cili kishte të bënte me kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër ZRRE-së, mbetet në fuqi dhe nuk është objekt i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Me atë aktgjykim, Gjykata Supreme kishte aprovuar kërkesëpadinë e OEK-së dhe kishte shpallur të paligjshëm nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike të vitit 2017, si dhe nenin 2 të udhëzuesit që ndryshonte dhe plotësonte këtë akt.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme kishte vlerësuar se mospërputhjet ndërmjet ligjit dhe akteve nënligjore kishin krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët dhe operatorët në tregun e energjisë elektrike, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen gjyqësore për mbrojtjen e sigurisë juridike dhe trajtimit të barabartë.

Përmes këtij sqarimi, Gjykata Supreme ka kërkuar informim të saktë të opinionit publik, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk prek aktgjykimin që lidhet me padinë e Odës Ekonomike të Kosovës për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Tags: Gjykata SupremeOEKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

2052 raste të dhunë në familje brenda nëntë muajve

Shkon në 1.92 çmimi i litrit të naftës – kur pritet të bien çmimet e derivateve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën