Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizimin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.
Ky vendim vjen pasi Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e prokurorit Shqipdon Fazliu – që ishte kryesues i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës që e kishte miratuar rregulloren.
“Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve. Detyrohet Këshilli Prokurorial i Kosovës që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, ka thënë Supremja.
Sipas vendimit, paditësi kishte pretenduar se kishte shkelje sa i përket miratimit të rregullores.