TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supersfida Juventus – Manchester City, luhet gjithçka për vendin e parë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Supersfida Juventus – Manchester City, luhet gjithçka për vendin e parë

Pas dy fitoreve bindëse në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve, kundër Al-Ain dhe Kazablankës, Juventusi është gati për supersfidën e mbrëmjes së sotme në Orlandon përvëlues ndaj Manchester Cityt.
Të dy skuadrat jane me pikë të barabarta, por bardhezinjtë e drejtuar nga Igor Tudor kanë avantazhin e golavarazhit (9-1 kundrejt 8-0 të ekipit të Pep Guardiolës), çka u jep atyre mundësinë të kualifikohen si të parët në grupin G edhe me një barazim.

Kjo e bën përballjen një ndeshje vendimtare për fatin e grupit, pasi vendi i parë do të thotë përballje më e favorshme në fazën me eliminim direkt, ku Juventusi do të përballet me njërën ndër Real Madrid, Salzburg apo Al-Hilali i trajnerit Simone Inzagi nga grupi H.

Pas dy ndeshjeve të para ku trajneri Tudor zgjodhi të mos bëjë ndryshime në formacion, këtë herë priten disa rotacione në mesfushë. Manuel Locatelli dhe Teun Kopmeiners janë në garë për një vend titullari, ndërsa gjithçka do të varet edhe nga gjendja fizike e Conseicaos, i cili u stërvit veçmas në seancën e fundit për shkak të lodhjes pas sfidës kundër Kazablankës. Në mbrojtje, pritet të konfirmohet treshja Kalulu, Savona dhe Kelly, me portierin Di Gregorio mes shtyllave.

Në repartin ofensiv, Randal Kolo Muani do të jetë sërish në qendër të sulmit. Me vendin e parë në grup në lojë dhe një kundërshtar të kalibrit të Cityt përballë, Juventusi kërkon jo vetëm të ruajë ritmin pozitiv, por edhe të dërgojë një sinjal të fortë për ambiciet në këtë turne prestigjioz.

City i Guardiolës, njësoj si “Zonja e Vjetër”, kërkon që të konfirmojë veten në Kupën e Botës pas një sezoni me shumë ulje dhe ngritje. Të dyja skuadrat janë në një situatë jo fort të mirë sa i përket sezonit që lamë pas dhe Botërorin e shohin si një mundësi të mirë për të rifituar besimin që u ka munguar vazhdimisht.
Gjithçka do të vendoset ditën e sotme në orën 21:00, ku sfida pritet të jetë jo vetëm vendimtare, por edhe spektakolare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

 Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

 Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Emergjenca në QKUK trajtoi 343 raste gjatë 24 orëve të fundit, 32 prej tyre ishin lënduar në aksidente trafiku

Vdes në mjekimin intensiv personi i lënduar në aksidentin e 4 tetorit në Fushë-Kosovë

Ndërron jetë Zekë Zeka, mjeku që kontribuoi në shëndetësi dhe ndihmoi ushtarët e UÇK-së gjatë luftës

Ndërron jetë Zekë Zeka, mjeku që kontribuoi në shëndetësi dhe ndihmoi ushtarët e UÇK-së gjatë luftës

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Motoçiklisti rreth 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Llapnasellë

Courtois mungon në “El Clasico”

Courtois mungon në “El Clasico”

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën