TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Superliga e Maqedonisë rikthehet me ndeshjen Bregallnica – Tikveshi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Superliga e Maqedonisë rikthehet me ndeshjen Bregallnica – Tikveshi

Takimi Bregallnica – Shkëndija do ta rikthejë Superligën e Maqedonisë së Veriut pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Xhiroja e 15-të është në program këtë fundjavë, përderisa hapjen e kësaj xhiroje e bën ekipi shqiptar nga Tetova, që do të luajë nesër (e shtunë) në transfertë në qytetin e Shtipit kundër ekipit të Bregallnicës. Ekipit të Ardian Nuhiut për këtë sfidë i rikthehet Erald Çinari i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit për kuqeznjtë për shkak të pezullimit, përderisa do të mungojë Kamera Qaka, që për shkak të kartonave nuk do të mund të jetë në dispozicion për takimin e nesërm.Para duelit me Bregallnicën, nga tabori i Shkëndijës, ka folur Ardian Limani.

“Në radhë të parë ka qenë e mirëseardhur kjo periudha e pushimit. E kemi shfrytëzuar shumë mirë, pasi kemi punuar intenzivisht dhe mendoj se kemi punuar në atë drejtim që mos ti përsërisim gabimet si në ndeshjet e kaluara. Jemi pas fitores së fundit dhe mendoj se kjo është pozitive për ne, pasi shkojmë me energji pozitive në Shtip, ku besoj se kemi kualitetin për të marrë pikët. Është koha e duhur që ne ti radhisim fitoret, pasi nuk kemi qenë mirë me rezultatet sepse nuk kemi pasur kontuinitet, mirëpo tani mendoj se jemi në rrugën e duhur, për të marrë fitore radhazi dhe kemi punuar pikërisht për këtë ndeshje dhe e kemi analizuar kundërshtarin”, ka thënë Ardian Limani para sfidës me Bregallnicën.

Takimi Bregallnica – Shkëndija luhet të shtunën, duke nisur nga ora 13:00. Ndërkohë pesë ndeshje tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën. Përballje ndërmjet dy skuadrave shqiptare do të ketë në Strugë, aty ku kampionët në fuqi do të takohen me Voska Sportin. Skuadra e Shkupit në Çair do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa ekipi Gostivarit përballet me Rabotniçkin në Shkup.  

Në program të ditës së dielën janë edhe takimet Sileksi – Vardari dhe Tikveshi – Brera Strumicë. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut luhen nga ora 13:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça mposht Batumin

Trepça mposht Batumin

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

“Info Nata”- 28.10.2026

“Info Nata”- 28.10.2026

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën