TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Superjahti i Jeff Bezos dhe sheikut arab në Durrës, Rama: Këtë vit porti ka pritur 257 jahte të mëdha turistike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Superjahti i Jeff Bezos dhe sheikut arab në Durrës, Rama: Këtë vit porti ka pritur 257 jahte të mëdha turistike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ankorimit në Portin e Durrësit të jahteve luksoze, pasi vetëm pak më parë mbërriti jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa dje jahti i Jeff Bezos.

Teksa ka ndarë disa foto të jahteve, Rama thotë se këtë sezon turistik në Portin e Durrësit janë ankoruar 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit.

Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi“-shkruan Rama në Facebook.

Super jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërriti sot në Durrës.  “Opera Yacht” është një nga superjahtet më të mëdha në botë, me një vlerë prej 450 milion dollarësh, i prodhimit të vitit 2022.

Ndërsa çmimi i parë në treg njeh rritje të lartë, jahtet turistike vijojnë ta shohin në vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për të marrë karburantin.

Dje, në portin e Durrësit mbërriti jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos. Superjahti ndaloi në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të riniste lundrimin drejt Italisë. Me një vlerë prej 500 milion dollarësh dhe prodhimi i vitit 2023, ai është i dytë i dytë më i madh me vela në botë dhe në një kohë të gjatë në Holandë me një gjatësi prej 127 metrash./TCH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën