TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Sundimi” i Partisë Progresive Serbe

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Sundimi” i Partisë Progresive Serbe

Ka mbi një dekadë që një parti politike e ka shumicën ne Parlamentin serb.

Ajo është Partia Progresive Serbe, e cila udhëhiqet nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Por përgjatë këtyre dhjetë viteve sa ka udhëhequr partia e Vuçiqit, raporte të ndryshme tregojnë se demokracia në Serbi ka vazhduar të përkeqësohet.

E për situatën politike në Serbi dhe për gjendjen e shoqërisë serbe, e shqetësuar po shprehet e Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

“Fatkeqësisht në Serbi po përsëritet sistemi parti-shtet nga kjo klasë politike që ka udhëhequr mbi një dekadë në krye me Aleksandar Vuçiq. Mediet kryesore janë tërësisht të kontrolluara dhe ato e manipulojnë opinionin publik në Serbi. Përveç medieve, shoqëria civile nuk e ka më ndikimin që e ka pasur dikur. Pra mund të them që jeta politike në Serbi është duke vdekur”, ka thënë Biserko.

Ajo madje akuzon partinë në pushtet se kurrë nuk është distancuar nga trashëgimia e ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq.

“Partia në pushtet kurrë nuk u distancua nga trashëgimia e Millosheviqit. Ju mund ta shihni se janë po ata njerëz te njëjtë që kanë shërbyer edhe gjatë viteve të 90-ta. Serbia akoma vazhdon të jetë një faktor destabilizues në Ballkan, dhe ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje”, ka shtuar ajo.

Por, Biserko e sheh një situatë krejtësisht tjetër politikë në Kosove.

Sipas saj në Serbi, mungon një model i ri i politikanit siç është Albin Kurti, megjithatë për këtë të fundit thotë se duhet të jetë i gatshëm të bëjë kompromise.

“Unë e njoh Albin Kurtin për më shumë se 25 vjet dhe e di shumë mirë se si është zhvilluar si politikan. Mua më pëlqen guximi dhe integriteti i tij dhe mendoj se ai prezanton një gjeneratë të re të politikanëve që nuk janë të korruptuar. Një model të tillë të politikanit ne nuk e kemi në Serbi. Ai e ka krijuar figurën e një lideri që i duron presionet, por në një moment ai duhet të jetë i gatshëm të bëjë kompromise”, u shpreh Biserko.

Aktivistja për te drejtat e njeriut ka folur edhe për planin franko-gjerman.

Ajo thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta nënshkruajnë këtë marrëveshje, sepse ky moment mund të mos vij më.

“Nëse arrihet marrëveshja për planin franko-gjerman atëherë kjo do nënkuptonte një etape të për Serbinë dhe të gjithë rajonin. Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka alarmuar Perëndimin, prandaj tani po shohim një fokus të më madh në  procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një moment të caktuar procesi kishte ngecur, tani BE po insiston që marrëveshja të arrihet brenda disa javësh. Palët në dialog duhet ta shfrytëzojnë këtë moment unik, sepse mund të mos përsëritet më”, ka përfunduar ajo.

Biserko për një kohë të gjatë ka avokuar për të drejtat e njeriut duke u bërë kështu njëra ndër  aktivistet më të zëshme në Serbi.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica dhe mjegull në orët e mëngjesit gjatë javës

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Mbi 800 mijë euro të subvencionuara për mbështetje të qytetarëve në efiçiencë të energjisë

A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli?

Banorëve në Koliq u digjen pajisjet elektrike nga ndërprerjet e shpeshta të rrymës

Banorëve në Koliq u digjen pajisjet elektrike nga ndërprerjet e shpeshta të rrymës

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Bashkimi fiton në Prizren kundër Rahovecit 029

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Hadërgjonaj vazhdon me gola në Turqi

U lëndua me Kosovën, Rexhbeçaj në dyshim ndaj Kolnit

Rexhbeçaj realizon golin e parë sezonal

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica dhe mjegull në orët e mëngjesit gjatë javës

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Mbi 800 mijë euro të subvencionuara për mbështetje të qytetarëve në efiçiencë të energjisë

A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli?

Banorëve në Koliq u digjen pajisjet elektrike nga ndërprerjet e shpeshta të rrymës

Banorëve në Koliq u digjen pajisjet elektrike nga ndërprerjet e shpeshta të rrymës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën