Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka sulmuar anëtarët e familjes së tij me thikë dhe sëpatë.
Ne raportin 24-orësh të policisë thuhet se në rast janë përshirë edhe dy persona të tjerë të cilët sipas policisë, janë munduar ta fusin situatën nën kontroll.
Tutje thuhet se si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar, e më pas është dërguar në tretman mjekësor.
Kurse njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./teve1,info./